Mediat serbe raportojnë për sëmundjen e fruthit në Kosovë, ja çfarë thonë

Një pacient nga Mitrovica e veriut, i cili kishte vizituar Kragujevacin, ka pasur simptoma të fruthit, konfirmohet nga mediat serbe “RTS” dhe “Vecernje Novosti”. E përditshmja “Vecernje Novosti” shkruan se ky është rasti i dytë i përhapjes së sëmundjes nga Kosova, pasi që atje është raportuar një epidemi e fruthit, transmeton Periskopi. “RTS” kohët e […]
E përditshmja “Vecernje Novosti” shkruan se ky është rasti i dytë i përhapjes së sëmundjes nga Kosova, pasi që atje është raportuar një epidemi e fruthit, transmeton Periskopi.
“RTS” kohët e fundit ka raportuar se sëmundja infektive po përhapet në disa komuna në Kosovë, duke përfshirë edhe komunat me popullsi serbe dhe se një i mitur kishte vdekur.
Vetëm në Prishtinë, ka pasur rreth 100 raste të raportuara.
Për këtë arsye, shëndetësia dhe institucionet e tjera kompetente kanë rritur “kontrollin e qytetarëve”, por edhe vaksinimet me vaksinën MMR.
Autoritetet në Serbi janë në gatishmëri, por edhe ato në Mal të Zi, ku u njoftua të hënën se një epidemi e fruthit në atë vend tani ishte mjaft i sigurt, duke pasur parasysh situatën në Kosovë por edhe në rrethinat./Periskopi/












