Mbyllë plagët brenda 60 sekondave, ky është ngjitësi kirurgjik

Mbyllë plagët brenda 60 sekondave, ky është ngjitësi kirurgjik

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ngjitës kirurgjik elastik, i cili mund t’i transformojë tretmanet emergjente duke i mbyllur plagët kritike në lëkurë apo organe, pa pasur nevojë të qepen, transmeton Telegrafi. Xheli është i bazuar në një proteinë elastike hibride, dhe mund të vendoset në plagët e brendshme dhe të jashtme për t’i mbyllur dhe për […]

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ngjitës kirurgjik elastik, i cili mund t’i transformojë tretmanet emergjente duke i mbyllur plagët kritike në lëkurë apo organe, pa pasur nevojë të qepen, transmeton Telegrafi.

Xheli është i bazuar në një proteinë elastike hibride, dhe mund të vendoset në plagët e brendshme dhe të jashtme për t’i mbyllur dhe për ta shpejtuar procesin e shërimit.

Sipas ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve që qëndrojnë prapa këtij zbulimi, produkti mund të jetë në plot kuptimin e fjalës një shpëtues i jetës, duke i mbyllur plagët brenda 60 sekondave duke mundësuar relaksimin e organeve apo lëkurës ku aplikohet.

Për të qenë më të qartë, deri tani testimet janë kryer vetëm në kafshë, por së shpejti pritet që të testohet produkti edhe te njerëzit – edhe pse rezultatet janë mjaft premtuese.

Vlen të ceket se falë enzimave të ndërtuara në ngjitës, ai mund të zgjatë për një periudhë të gjatë kohore (disa orë apo edhe disa muaj) varësisht nga lloji i lëndimit.

Në situatat emergjente ku shpejtësia është kritike, ngjitësi ‘MeTro’ mund të jetë shpëtues i shumë jetëve!

Hulumtimi është publikuar në ‘Science Translational Medicine’.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve