“Marca” i bën vërejtje Spanjës para përballjes me Shqipërinë

“Marca” i bën vërejtje Spanjës para përballjes me Shqipërinë

Me kualifikimin direkt në Kupën e Botës që është në lojë, te Spanja kanë vendosur të sheshojnë kontradiktat rreth pavarësisë së Katalonjës. Gazeta “Marca” flet për “pakt për të mirën e Spanjës” përpara duelit të 6 Tetorit në Aslikante me Shqipërinë. Në dhomat e zhveshjes së “La Rojas” është zhvilluar një takim për të ulur […]

Gazeta “Marca” flet për “pakt për të mirën e Spanjës” përpara duelit të 6 Tetorit në Aslikante me Shqipërinë. Në dhomat e zhveshjes së “La Rojas” është zhvilluar një takim për të ulur tensionin rreth çështjes “Piqué”.

Edhe pse lojtarët katalanë, mes tyre edhe Sergi Busquets, besojnë se hendeku me tifozët është bërë i parikuperueshëm, lojtarët e përfaqësueses spanjolle kanë vendosur si prioritet sigurimin e vendit të parë në grup dhe kualifikimin në Botërorin 2018.

Gjithsesi, sipas mediave iberike, Gerard Piqué nuk mendon të heqë dorë nga përfaqësuesja spanjolle përpara evenimentit që do të zhvillohet në Rusi. Për qëndrimet e tij pro referendumit në Katalonjë, mbrojtësi i Barcelonës u prit me vërshëllima nga tifozët në stërvitjen e ekipit që ka fituar një herë titullin botëror dhe është shpallur tre herë kampione e Europës.

Në situatën e krijuar, Piqué kishte deklaruar se nëse federata apo trajneri mendonin se prezenca e tij përbënte problem, nuk do të hezitonte të largohej nga përfaqësuesja e Spanjës.

Trajneri Lopetegui i doli në mbrojtje dhe e bëri të qartë se 30-vjeçari dhe të gjithë futbollistët katalanë do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e skuadrës, pasi nuk është e udhës që çështjet politike të përfshihen në sport.

Vendimi lidhet me faktin se Piqué është një prej elementëve kryesorë të “La Rojas”, por edhe për të mos tronditur skuadrën. Megjithatë, nuk përjashtohet që zhvillimet në Katalonjë të ndikojnë në ekuilibrat e brishtë që ekzistojnë te Spanja.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova