Ky është zëvendësministri që e sulmoi fizikisht anëtarin rival

Besart Jashari, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe bartës i listës së Partisë Demokratike të Ashkalinjve së bashku me disa persona të tjera të këtij subjekti politik dyshohet të ketë sulmuar fizikisht Fatmir Aliun. Aliu i cili i takon Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, ka thënë se ai ka qenë duke shkuar për të blerë […]
Aliu i cili i takon Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, ka thënë se ai ka qenë duke shkuar për të blerë bukë ndërsa ka pasur një fjalosje me zëvendësministrin ndërsa është sulmuar fizikisht.
“Unë shkova me ble bukë dhe ka pas fjalosje dhe më pas janë gju krejt shtabi i tyre, kam ra në tokë dhe kam ditë më asgjë. Unë nuk kam pas konflikt ma herët më këta persona”, ka thënë ai për Klan Kosovën.















