Ky është polici që Spanja e sheh si tradhtar kurse Katalonia si hero

Ky është polici që Spanja e sheh si tradhtar kurse Katalonia si hero

Në Madrid e shohin si tradhtar, por bashkëqytetarët e vet e konsiderojnë një hero. Gjykata Shtetërore e akuzoi shefin e policisë rajonale katalanase Josep Luis Trapero, se e la vetëm policinë kombëtare dhe Gardën Civile, gjatë ndërhyrjes kundër demonstruesve. Bëhet fjalë për ngjarjet më 20 dhe 21 shtator, kur Garda e dërguar nga Ekzekutivit spanjoll […]

Në Madrid e shohin si tradhtar, por bashkëqytetarët e vet e konsiderojnë një hero.

Gjykata Shtetërore e akuzoi shefin e policisë rajonale katalanase Josep Luis Trapero, se e la vetëm policinë kombëtare dhe Gardën Civile, gjatë ndërhyrjes kundër demonstruesve.

Bëhet fjalë për ngjarjet më 20 dhe 21 shtator, kur Garda e dërguar nga Ekzekutivit spanjoll dhjetë ditë para referendumit të diskutueshëm, konfiskoi fletët e votimit e arrestoi 14 politikanë e nëpunës rajonal.

Qindra demonstrues e penguan në atë rast policinë të largohej nga objekti i bastisur. Trapero nuk ndërhyri e tani rrezikon burgun. Mbështetja për të në katalonjë është e madhe. Njëra prej ëmbëltoreve më të vjetra e të famshme të Barcelonës prodhoi në nder të tij një lloj të ri çokollate në formë katrore, që mban emrin e kryepolicit.

“Njerëzve u pëlqeu shumë një gjë e tillë. Ishte dhe një lloj mënyre për të testuar nëse e donin këtë njeri apo jo dhe rezultati qe mahnitës. Shitjet e çokollatave katrore “Trapero” kanë qenë goxha të mira”, tha Rosa Linuesa, menaxhere.

“Ai është një njeri që është kujdesur gjithmonë për këtë qytet. Nuk është e ndershme që politikanët të përfshijnë policinë e gjithë të tjerët rreth e rrotull madje edhe vetë qytetarët në çështje të tilla. Ne duhet të qëndrojmë jashtë situatave të tilla. Por politikanët janë përgjegjësit sot, më shumë sesa qytetarët apo gjykatat”, tha një kliente.

Policia rajonale e drejtuar nga Trapero, Mossos d´Esquadra, konsiderohet një simbol i autonomisë së Katalonjës dhe është shumë e vlerësuar nga vendasit, sidomos pas reagimit profesional të saj në vazhdën e dy sulmeve islamike që tronditen rajonin në muajin gusht.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja