Kosova mposhtet përsëri nga Ukraina (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur në shtëpi ndaj kombëtares së Ukrainës me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.   Kosova ka humbur edhe takimin e fundit si vendas në kuadër të kualifikimeve pasi është mposhtur në “Loro Boriçi” nga Ukraina e drejtuar nga legjenda Andriy Shevchenko. Pjesa e […]

Kosova ka humbur edhe takimin e fundit si vendas në kuadër të kualifikimeve pasi është mposhtur në “Loro Boriçi” nga Ukraina e drejtuar nga legjenda Andriy Shevchenko.

Pjesa e parë e takimi përfundoi pa gola, por të dy skuadrat luajtën futboll të hapur, duke krijuar edhe disa raste për gol, të cilat nuk arritën të konkretizohet nga asnjëra skuadër.

Në pjesën e dytë, Kosova krijoi diçka më shumë me anë të Besar Halimit, Bersant Celinës dhe Milot Rashicës, por pa arritur të gjejnë golin.

Në anën tjetër, Ukraina shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes së Kosovës dhe gjeti dy gola në këtë pjesë.

Fillimisht erdhi një autogol në minutën e 60-të me anë të Leart Paqaradës, ndërsa goli i 2-0 erdhi në minutën e 88-të me anë të yllit të Borussia Dortmundit, Andriy Yarmolenko, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Kosova vazhdon të qëndroj në vendin e fundit me vetëm një pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Ukraina në vendin e tretë me 17 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Kosova udhëton për tu ndeshur ndaj Islandës, ndërsa Ukraina e pret në shtëpi Kroacinë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova