Këto janë tre arsyet pse keni probleme gjatë seksit

Këto janë tre arsyet pse keni probleme gjatë seksit

Problemi me ereksion, ndryshe i njohur si impotenca, është paaftësia për të pasur dhe për të mbajtur ereksionin. Sipas NHS-së, kjo është sëmundje e zakonshme, e veçanërisht te meshkujt në moshë. Besohet se gjysma e meshkujve mes moshës 40 deri 70 vjet do të vuajnë nga ky problem në një nivel, transmeton Telegrafi. Ka shumë […]

Sipas NHS-së, kjo është sëmundje e zakonshme, e veçanërisht te meshkujt në moshë. Besohet se gjysma e meshkujve mes moshës 40 deri 70 vjet do të vuajnë nga ky problem në një nivel, transmeton Telegrafi.

Ka shumë shkaktarë të impotencës, duke përfshirë shkaktarë psikologjik dhe fizik. Impotenca mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, si shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë apo diabeti. Ose mund të shkaktohet si pasojë e problemeve hormonale, lëndimeve apo ndërhyrjeve kirurgjike.

Më poshtë, i keni tri arsye se përse nuk po mund ta mbani ereksionin gjatë seksit:

Alkooli

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit shkakton probleme me ereksion. Alkooli është depresant në sistemin nervor qendror, i cili e zvogëlon qarkullimin e gjakut në penis. Prandaj, nëse jeni konsumues i alkoolit, të paktën kufizojeni sasinë që e konsumoni.

Medikamentet

Universiteti Maryland ka identifikuar një numër të medikamenteve të cilat mund të shkaktojnë probleme me ereksion.

Këto medikamente përfshijnë medikamentet kundër shtypjes së lartë të gjakut, diuretikët, etj.

Edhe anti-depresuesit mund të pengojnë në ereksion, ku një studim ka zbuluar se 75 për qind e pacientëve me depresion përjetojnë reduktim në nivele të libidosë.

Stresi

Problemet psikologjike si stresi rreth punës apo lidhjes mund të jenë një arsye tjetër se përse po keni probleme me ereksion.

Sipas studimeve të ndryshme, nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, i bllokojnë efektet e testosteronit.

Kjo mund të pengojë me libidonë dhe të shkaktojë probleme me ereksion.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve