Këta janë kandidatët që morën më së paku vota

Në Han të Elezit, kandidati i pavarur Rufki Suma ka marrë 2823 vota, apo 57.32 për qind, duke fituar kështu qysh në raundin e parë. Fitorja për disa herë më radhë e kandidatit të pavarur në Han të Elezit kishte trimëruar edhe shumë të tjerë që të provojnë me forcat e veta të kandiojnë për […]
Në Han të Elezit, kandidati i pavarur Rufki Suma ka marrë 2823 vota, apo 57.32 për qind, duke fituar kështu qysh në raundin e parë.
Fitorja për disa herë më radhë e kandidatit të pavarur në Han të Elezit kishte trimëruar edhe shumë të tjerë që të provojnë me forcat e veta të kandiojnë për kryetar komunash si kandidatë të pavarur.
Por, storia e Hanit të Elezit nuk do të përsëritet në komunat e tjera. Përndryshe, janë kryesisht kandidatët e pavarur që kanë mbetur me më pak vota në komunat ku kanë votuar.
Kështu Ylber Islami kandidat i pavarur në Fushë Kosovë ka siguruar 39 vota, pastaj në Mamushë kandidati i pavarur Riza Kryezi ka siguruar vetëm 58 vota, në Shtime kandidati Mehdi Sala ka mbledhur 197 vota, derisa në Suharekë kandidati Shaip Shala ka marrë 86 vota, në Ferizaj Bashkim Fazliu 270 vota, kurse në Malishevë kandidati i pavarur Selajdin Bytyçi ka marrë 74 vota.
Në vazhdim ju sjellim edhe kandidatët e partive që kanë siguruar më pak vota nëpër komuna. Shkodran Imeraj (Nisma) në Deçan ka marrë 94 vota. Derisa AKR në zgjedhjet e kaluara kishte fituar Gjakovën, tani kandidati Edmond Dushi ka marrë vetëm 431 vota. Bedri Nika (LDK) në Drenas ka siguruar 410 vota, në Dragash Fatmir Halili (Nisma) 220 vota, në Istog Arif Elshani (Iniciativa të Pavarurit e Istogut) 476 vota, Naser Morina i PD-së në Gjilan – 298 vota, Avni Gashi-AKR në Klinë 370 vota, Albert Sermaxhaj (Nisma) Kamenicë – 229 vota, Nystret Preteni (Fjala) në Mitrovicë – 180 vota, Mehmet Mehmeti (Alternativa) në Mitrovicë – 181 vota, në Leposaviq Nenad Radosavljeviq ka 198 vota, në Lipjan Heset Sahiti (Nisma) – 1021 vota, në Novobërdë Avdull Gashi (AAK) – 148 vota, në Obiliq Shemsidin Hashani (AKR) – 229 vota, në Rahovec Besnik Hoti (Nisma) – 293 vota, në Pejë Eneida Kelmendi (Fjala) – 221 vota, në Podujevë Xhemajl Hasani (Nisma) – 235 vota, në Prishtinë Avni Çakmaku (Fjala) – 208 vota, në Prizren Veton Qipa (Alternativa) – 186 vota, në Skenderaj Isa Fejzullahi (LDK) – 346 vota, në Shtërpcë Jonuz Ahmeti (Iniciativa Shqiptare për Syrinikë) – 970 vota, në Viti Faruk Nura (AAK) – 1064 vota, në Vushtrri Abdull Vojvoda (Nisma) – 815 vota, në Junik Fatos Shala (PDK) – 165 vota, në Graçanicë Aleksandër Çoliq (Iniciativa Qytetare) – 869 vota, në Mitrovicë të Veriut Betim Osmani (AKR) 344 vota.












