Katalanasit nuk hapin rrugë, Puigdemont drejt burgut

Katalanasit nuk hapin rrugë, Puigdemont drejt burgut

Spanja përgatitet të vërë në zbatim masat ekstreme të kësaj fundjave, të cilat do ta shikojnë Madridin zyrtar të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës e të largojë nga posti presidentin e saj, Carles Puigdemont. Shkarkimi nuk është problemi i vetëm me të cilin ndeshet firmëtari i deklaratës së Pavarësisë: Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë […]

Spanja përgatitet të vërë në zbatim masat ekstreme të kësaj fundjave, të cilat do ta shikojnë Madridin zyrtar të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës e të largojë nga posti presidentin e saj, Carles Puigdemont.

Shkarkimi nuk është problemi i vetëm me të cilin ndeshet firmëtari i deklaratës së Pavarësisë: Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë katalanas përballen me akuza penale e ndoshta edhe burgun, një lëvizje kjo që mund të çojë drejt protestash masive.

Vendosja e përkohshme e kontrollit të qeverisë qendrore çon drejt zëvendësimit të gati 150 ministrave rajonalë, një pjesë e të cilëve zotohen të vazhdojnë punën e të shpërfillin vendimin e Spanjës. Si Puigdemont, ashtu dhe zëvendësi i tij Oriol Junqueras e kanë bërë të qartë se nuk pranojnë urdhrat e Madridit dhe thonë se nga zyrat e tyre, do të mund t’i largojnë vetëm qytetarët e Katalonjës. Ky dhe momenti më i vështirë për liderin katalanas: Nëse refuzon largimin, ai rrezikon prangosjen dhe gjykimin në bazë të akuzave për rebelim. Dënimi maksimal në një rast të tillë është 30 vjet heqje lirie. Mëngjesin e së hënës, prania policore përpara ndërtesës së qeverisë katalanase, ishte e lartë. Kryeprokurori i Spanjës është duke përgatitur padinë për cilindo zyrtar që supozohet të ketë shkelur ligjet vendase me shpalljen e Pavarësisë pas referendumit të cilësuar të Paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Spanjës. Madridi urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja rajonale në 21 dhjetor, në të cilat Puigdemont mund të kandidojë, por vetëm nëse nuk ka përfunduar ndërkohë prapa hekurave. Ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dastis u përpoq të sqaronte se qeveria nuk po përpiqet t’ia heqë katalonjes autonominë, por me veprimet e saj, në fakt po ia rikthen atë. Lëvizja e Madridit prek rreth 200.000 punonjës të administratës publike në rajon. Përpara ortekut të zhvillimeve që sollën aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës për herë të parë në historinë e vendit, Katalonja kishte nivelin ndoshta më të lartë të vetë-qeverisjes në të gjithë Spanjën.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin