Izraeli akuzohet për shitjen e armëve ushtrisë së Mianmarit, të dhëna shqetësuese (Video/Foto)

Izraeli është akuzuar për shitjen e pajisjeve ushtarake birmanisë e cila së fundmi është akuzuar për krime lufte kundër minoriteteve myslimane Rohingya. Disa fotografi të shpërndarë në Facebook të marinës birmanese tregojnë për blerjen e armëve të zjarrit nga Izraeli, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi. “Mirë se vini në Marinën e Mianmar”-it, thotë titulli. “Super-Dvora […]
Disa fotografi të shpërndarë në Facebook të marinës birmanese tregojnë për blerjen e armëve të zjarrit nga Izraeli, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
“Mirë se vini në Marinën e Mianmar”-it, thotë titulli. “Super-Dvora MK III është duke ecur përpara në ujërat e Mianmarit.”
Ministria e Jashtme izraelite ka mohuar njoftimet e medias se u ka shitur armë të zjarrit Birmanisë dhe ka refuzuar kategorikisht çdo përfshirje të supozuar në tragjedinë në rajonin Rakhine.
Më shumë se 600,000 myslimanë të Rohingyave kanë ikur nga Burma me shumicë budiste në Bangladesh që kur një goditje ushtarake filloi në fund të gushtit të këtij viti.
Kombet e Bashkuara e denoncuan atë si spastrim etnik.
https://www.facebook.com/www.myanmarnavy.org/posts/1491884984186985
Vlera e përgjithshme e marrëveshjes së armëve vlerësohet të jetë rreth dhjetë milionë dollarë, tha “Haaretz”, duke cituar burime në industrinë e armëve izraelite.
Hetimet nga disa vëzhgues të të drejtave të njeriut gjetën më shumë se 100 tanke, si dhe anije dhe armë të lehta, u janë shitur qeverisë së Birmanisë nga kompanitë izraelite të armëve gjatë viteve të fundit./Periskopi/











