Isa Mustafa: Ja pse Arban Abrashi do ta fitojë Prishtinën

Isa Mustafa: Ja pse Arban Abrashi do ta fitojë Prishtinën

“Arbani ka qenë mjaft i saktë dhe konkret në prezantimin e programit të tij qeverisës para qytetarëve të Prishtinës. Ai ka marrë një përkrahje të madhe, edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, ndaj unë vlerësoj se ai do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve më 19 nëntor, kur të votohet për balotazhin”, […]

“Arbani ka qenë mjaft i saktë dhe konkret në prezantimin e programit të tij qeverisës para qytetarëve të Prishtinës. Ai ka marrë një përkrahje të madhe, edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, ndaj unë vlerësoj se ai do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve më 19 nëntor, kur të votohet për balotazhin”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në balotazh për Komunën më të madhe, atë të Prishtinës. Kandidati i LDK-së do të përballet me Shpend Ahmetin, i cili në këto zgjedhje nuk arriti votat që i duheshin për t’u rimandatuar.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëkohësisht kryetar i LDK-së, ka folur për Top Channel, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

“Unë vlerësoj se ishte një proces mjaft i mirë, i rregullt dhe mjaft transparent. Ka pasur disa lëshime në terren, por ato janë tejkaluar gjatë ditës. Ne kemi arritur të tregojmë rezultate shumë të mira, kemi fituar 4 komuna në këtë raund të parë zgjedhor”, tha Mustafa.

“Presim që edhe Komunën e Podujevës, ku kemi rezultat favorizues mund ta fitojmë pa balotazh, por për këtë duhet të përfundojë numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht. Në balotazh do të shkojmë edhe për 10 komuna të tjera dhe vlerësoj se do t’i fitojmë të gjitha ato ku kemi qeverisur në këtë mandat që sapo përfundoi. Shpresojmë edhe 3 komuna të tjera ku kemi shfaqur rezultate shumë të mira. Në votën e përgjithshme rezultojmë shumë mirë”.

Ndërkaq, Mustafa foli edhe rreth asaj se si do të hyjë LDK-ja në garën për balotazh në Prishtinë  me Vetëvendosjen dhe me cilat parti do të bashkëpunojë.

“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët, pa pasur ndonjë orientim të veçantë që të bëjmë marrëveshje koalicioni me ndonjë nga partitë. Do të preferonim koalicionin me qytetarët, sepse vlerësoj që Arbani ka përkrahjen e qytetarëve në Prishtinë dhe ne do të arrijmë ta fitojmë në balotazh Prishtinën, për ta kthyer nën qeverisjen tonë”.

“Arbani ka qenë mjaft i saktë dhe konkret në prezantimin e programit të tij qeverisës para qytetarëve të Prishtinës. Ai ka marrë një përkrahje të madhe, edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, ndaj unë vlerësoj se ai do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve më 19 nëntor, kur të votohet për balotazhin”, tha ai.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj