Historia e portierit që refuzoi Unitedin shkaku i frikës nga apokalipsi – U rikthye, mposhti kancerin dhe luajti futboll

Historia e portierit që refuzoi Unitedin shkaku i frikës nga apokalipsi – U rikthye, mposhti kancerin dhe luajti futboll

Ka shumë arsye pse një futbollist profesionist mund t’i jap fund karrierës së tij.  Lëndimet, pleqëria dhe dëshira për të kaluar më shumë kohë me familjen, janë disa nga motivet. Vetëm një është që këtë e vendosi shkaku që sipas tij apokalips ishte afërt. Ish-portieri i Argjentinës dhe Mallorcas, Carlos Roa, kishte një karrierë interesante, […]

Ka shumë arsye pse një futbollist profesionist mund t’i jap fund karrierës së tij.  Lëndimet, pleqëria dhe dëshira për të kaluar më shumë kohë me familjen, janë disa nga motivet.

Vetëm një është që këtë e vendosi shkaku që sipas tij apokalips ishte afërt.

Ish-portieri i Argjentinës dhe Mallorcas, Carlos Roa, kishte një karrierë interesante, ndërsa besonte që bota do të përfundonte, kur të futemi në mijëvjeçarin e ri.

Që në fillim Roa tregoi formë të lartë me Racing Club, ndërsa pastaj kaloi te Lanus.

Ai kaloi në La Liga, ndërsa shkëlqeu sezonin e parë e  kulmin e karrierës e arriti me fanellën e Kombëtares Argjentinase.

Ai njihet për pritjen që i bëri David Battyt dhe golit që e pranoi nga Dennis Bergkamp. Pas kampionatit botëror, Manchester United ka qenë duke e vëzhguar dhe ishin të gatshëm të paguanin  10 milionë dollarë për ta bërë trashëgimtar të Peter Schmeichel në Old Trafford.

Por ai nuk u bind. Roa ishte i bindur se mijëvjeçari i ri do të lajmëronte fundin e botës dhe ai u largua nga futbolli në vitin 1999.

Ai mori gjithçka që i nevojitet dhe dhuroi të gjitha pasuritë e tij, duke shkuar në Villa de Soto, një fshat i vogël në malet e Kordobës, ku jetonte në izolim me familjen e tij, në pritje të apokalipsit.

“Nuk kisha dashur kurrë të bëhesha futbollist dhe nuk më mungon fare futbolli. Jam i lumtur pa futboll “, kishte thënë ai në një intervistë së fundmi, pas gjashtë muajsh kërkimesh nga gazetarët.

Apokalipsi nuk ndodhi dhe ai pranoi të kthehet të luajë në Mallorca, por me kusht që nuk do të punonte të shtunën.

Ndoshta jo për çudi, por Roa nuk arriti të kthehet në nivelin e tij të mëparshëm në Spanjë.  Ai pastaj kaloi te Albacetet ku i ndihmoi të kthehen në La Liga.

Në vitin 2004 bota e tij u trondit nga një diagnozë e kancerit në testikuj, duke e detyruar atë të dalë në pension edhe një herë.

Ai shfaqi një vendosmëri ndaj sëmundjes dhe arriti ta mposht atë dhe të kthehet në futboll. Roa nënshkroi me Olimpon në vendlindje për tu pensionuar në vitin 2006.

Ai historinë e tij e tregoi në një intervistë të vitit 1999.

“Unë kam qenë një i krishterë i keq. Unë kam nevojë të kem besim, të marr Biblën dhe të besoj se Perëndia do të më udhëheqë “, ishin fjalët e Roas në qershor të vitit 1999,  kur ai u largua nga futbolli dhe priste fundin.

Por fati kishte plane të tjera për portierin dhe sporti e mirëpriti atë me krahë hapur,  ndërsa ai mundi kancerin dhe apokalipsin për të vazhduar historinë e tij të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin