Grafitet “UÇK” dhe “Welcome Kosova” shqetësojnë serbët e Kllokotit

Grafitet “UÇK” dhe “Welcome Kosova” shqetësojnë serbët e Kllokotit

Persona të panjohur gjatë natës së kaluar në fshatin e banuar me serbë Vërboc, në afërsi të Kllokotit, kanë shkruar grafitë “UÇK” dhe “Welcome Kosova”, gjë që ka shqetësuar banorët serbë të Vërbocit dhe rrethinës, njoftoi RTK2. Sipas popullatës lokale serbe, kjo paraqet edhe një formë të “provokimit dhe frikësimit të popullatës joshqiptare në afërsi […]

Persona të panjohur gjatë natës së kaluar në fshatin e banuar me serbë Vërboc, në afërsi të Kllokotit, kanë shkruar grafitë “UÇK” dhe “Welcome Kosova”, gjë që ka shqetësuar banorët serbë të Vërbocit dhe rrethinës, njoftoi RTK2.

Sipas popullatës lokale serbe, kjo paraqet edhe një formë të “provokimit dhe frikësimit të popullatës joshqiptare në afërsi të Kllokotit”.

Drejtuesi i stacionit policor në Kllokot Boban Todoroviq ka njoftuar se policia ka kryer ekspertizën, ka fotografuar grafitet dhe ndërmerr masa për gjetjen e autorëve.

“Është hartuar raporti, fotografitë i janë përcjellë operativës rajonale dhe bëra shpallje që të përpiqen të zbulojnë se kush e ka bërë këtë, duke pasur parasysh se ankesa nga ana e qytetarëve s’kemi marrë, pra, kurrfarë denoncimi s’ka pasur. Patrulla është momentalisht në terren dhe punon në grumbullimin e informatave që të mësojmë diç më shumë për këtë”, ka njoftuar shefi i policisë në Kllokot.

Në fshatin Vërboc sot jetojnë rreth 620 serbë, ndërsa para vitit 1999, sipas programit serbisht të televizionit publik të Kosovës, ky numër ka qenë shumë më i madh.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin