Gradohen në gradën major 27 zyrtarë policorë

Gradohen në gradën major 27 zyrtarë policorë

Policia e Kosovës është dëshmia kryesore që tregon nivelin profesional dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të zbatimit të ligjit, me qëllim të shërbimit drejt qytetarëve si dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend. Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e […]

Policia e Kosovës është dëshmia kryesore që tregon nivelin profesional dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të zbatimit të ligjit, me qëllim të shërbimit drejt qytetarëve si dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku janë graduar 27 zyrtarë policorë në gradën major.

“Ne do të punojmë së bashku, të vetëdijshëm që e ardhmja do të sjell sfida të reja, rritja dhe kompleksiteti i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht, por unë jam i bindur që çdo ditë ju do të përballeni me to, do t’i përmbushni ato me përkushtim dhe profesionalizëm sepse arritjet dhe sukseset do t’ju bëjnë më të fortë”, tha ai.

Ndër të tjera Maxhuni zyrtarët policorë të graduar i ftoi që të tregohen personalisht përgjegjës dhe të përgjegjshëm për veprimet dhe obligimet tuaja , duke kryer të gjitha detyrat e ngarkuara me sukses, etik dhe integritet.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Sefaj tha se Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme po dëshmon profesionalizëm të lartë, po tregon se është ndër institucionet më të rëndësishme të zbatimit të ligjit dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve dhe vendit.

Gradimit të zyrtarëve policorë i ka paraprirë suksesi që ata kanë treguar në testimet për gradën major dhe përfundimi me sukses i trajnimit “menaxhimi i lartë ekzekutiv” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ndryshe, zyrtarët policorë të graduar në gradën major do të shërbejnë nëpër pozita të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj