Gjumi dhe rëndësia e tij në kualitetin e jetës

Gjumi dhe rëndësia e tij në kualitetin e jetës

Gjumi është një pjesë e rëndësishmë e jetës së secilit prej nesh. Së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik, gjumi është njëra nga shtyllat mbi të cilat bazohet një jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Ne nuk flemë në gjumë gjatë natës vetëm që të pushojmë. Gjatë kohës kur jemi në gjumë organizmi dhe truri […]

Gjumi është një pjesë e rëndësishmë e jetës së secilit prej nesh. Së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik, gjumi është njëra nga shtyllat mbi të cilat bazohet një jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Ne nuk flemë në gjumë gjatë natës vetëm që të pushojmë. Gjatë kohës kur jemi në gjumë organizmi dhe truri jonë nuk ndalen së funksionuari. Truri bën ndarjen e informatave të nevojshme nga ato të panevojshmet, të cilat më pas i harrojmë. Trupi liron toksinat e marra gjatë ditës dhe të gjitha qelizat ripërtërihen gjatë gjumit të natës. Prandaj, një gjumë i mirë i natës ka rëndësi jetike për secilin.

Sasia e gjumit që i nevojitet çdo personi varet nga disa faktorë të ndryshëm, sidomos nga mosha. Sipas specialistëve, orët e rekomanduara që njerëzit duhet ti kalojnë në gjumë, sipas moshës, janë:

Mosha: Sasia e rekomanduar e gjumit:
Të posalindurit 16 orë
Nga 3 deri në 12 vjeç Rreth 10 orë
Nga 13-18 vjeç Rreth 10 orë
Nga 19 deri në 55 vjeç Rreth 8 orë
Mbi 65 vjeç Rreth 6 orë

 

Përveq moshës edhe faktorë të tjerë si shtatëzania, mosha e kaluar, mungesa e gjumit, kualiteti i gjumit etj. Ndikojnë në nevojën e një personi për gjumë.

Sipas një studimi me 10,132 njerëz, 56% e personave që kanë probleme me gjumin ishin nga SHBA-të dhe 23% nga Japonia. Shumica e individëve raportuan se problemet me gjumin ndikojnë në jetën e tyre familjare, në aktivitetet e përditshme personale dhe profesionale.

Për të mos pasë mungesë e ç’rregullime gjumi, duhet ti plotësojmë disa kushte. Ndër faktorët që ndikojnë në kualitetin e gjumit tonë padyshim është dysheku në të cilin flemë. Dysheku duhet të ndërrohet me kalimin e kohës për shkak se materialet dhe shkuma brenda fillon të dëmtohet. Në këtë mënyrë edhe gjumi juaj nuk do të jetë si më parë. Michael Decker, profesor në Universitetin e Gjeorgjisë dhe përfaqësues i Akademisë Amerikane të Gjumit, nuk rekomandon që një dyshek të përdoret për më tepër se 10 vjet. Gjithashtu specialist të ndryshëm të gjumit rekomandojnë dyshekët me shtresën Memory për një gjumë sa më të mirë. Kjo shkumë i  përshtatet konturave specifike të trupit. Duke ju përgjigjur temperaturës dhe presionit të trupit, lejon që pesha të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e saj, në këtë mënyrë nuk ndjeni presionin e peshës suaj dhe trupi ndjehet i liruar. Dysheku Comodita Memory ofron kualitet të jashtëzakonshëm për shkak të veçorive të shkumës Memory që çdo ditë e më tepër po vlerësohet nga specialistët e studiuesit e gjumit në të gjithë botën.

 

 

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve