FSHF me çmime “stratosferike” për biletat e ndeshjes me Italinë

FSHF me çmime “stratosferike” për biletat e ndeshjes me Italinë

“Ne nuk jemi Nejmar. 75 euro për një biletë? Çmimet mund të jenë pak më të arsyeshme”. Kjo ishte revolta e tifozëve të Bajernit në ndeshjen me PSG-në. Dhe kur ankohet një gjerman se 75 euro janë shtrenjtë, atëherë çfarë duhet të thotë një shqiptar për 10 mijë lekë (75 euro), shkruan Panorama Po, po. […]

“Ne nuk jemi Nejmar. 75 euro për një biletë? Çmimet mund të jenë pak më të arsyeshme”.

Kjo ishte revolta e tifozëve të Bajernit në ndeshjen me PSG-në. Dhe kur ankohet një gjerman se 75 euro janë shtrenjtë, atëherë çfarë duhet të thotë një shqiptar për 10 mijë lekë (75 euro), shkruan Panorama

Po, po. Aq është çmimi i biletës për të parë nga afër ndeshjen me Italinë, për të mos thënë 18 mijë lekë (135 euro).

Kjo e fundit është për një biletë në vendin e VIP-ave, sepse për momentin në faqen zyrtare të FSHF-së mund të prenotosh vetëm një biletë në atë sektor.

Shitja e biletave online është një praktikë që ndiqet në të gjithë botën, por për një vend si Shqipëria ku ende mosha të caktuara nuk e kanë përqafuar ndryshimin teknologjik e kanë të vështirë të rezervojnë një biletë për të parë ndeshjet e Kombëtares.

Ashtu siç ndodhi për sfidën me Italinë. Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen ndaj një ekipi si Italia, që për shumë shqiptarë është ekipi i dytë i zemrës ka nxjerrë në pah babëzinë e FSHF-së për të fituar sa më shumë të jetë e mundur me biletat. E gjitha kjo, falë manovrave dhe “hileve” që përdoren në rezervimin online.

Në ditët e para të hapjes së portalit mund të blije bileta të ndryshme, por shumë shpejt tribunat e tjera u bënë të paklikueshme dhe janë hequr nga shitja. Shkak është shitja e menjëhershme ose mashtrimi që mund të bëhet pas ekranit të kompjuterit për të kënaqur kërkesat ndaj zyrtarëve. Italinë sigurisht që duan ta shikojnë të gjithë, madje edhe me sforco ekonomike.

Problemi është që në ndeshjet si Lihtenshtejni dhe kur kundërshtarë janë ekipe të dorës së dytë apo të tretë, stadiumi qëndron i boshatisur. Pikërisht prej manovrave që bëhen kur në Shqipëri vjen një ekip i madh.

Ashtu siç ishte stadiumi “Elbasan Arena”. Pikërisht, prej këtyre sjelljeve të pahijshme, grupimi “Tifozat Kuqezi” kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet që luhen në vendin tonë. Diku jashtë vendit gjejnë sjellje më të hijshme ndaj tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova