FFK s’duron më, kjo është kërkesa për Qeverinë e Kosovës

FFK s’duron më, kjo është kërkesa për Qeverinë e Kosovës

Sot në selinë e FFK-së është mbajtur konferencë për media, ku nënpresidenti I FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë folur rreth punimeve në stadiumin e Prishtinës, i cili duhet patjetër të jetë i gatshëm në mars, në mënyrë që të licencohet nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve kualifikuese në vitin e […]

Sot në selinë e FFK-së është mbajtur konferencë për media, ku nënpresidenti I FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë folur rreth punimeve në stadiumin e Prishtinës, i cili duhet patjetër të jetë i gatshëm në mars, në mënyrë që të licencohet nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve kualifikuese në vitin e ardhshëm.

“Sipas procedurave që i ka UEFA, stadiumi ku do t’i luajmë ndeshjet e ciklit të ardhshëm kualifikues dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve duhet të paraqitet në UEFA më së largu deri në mars. Për këtë arsye së bashku me presidentin Vokrri kemi qenë në takim te kryeministri Ramush Haradinaj, ku kemi kërkuar që përfundimet e punimeve në stadiumin e Prishtinës të jenë prioritet i Qeverisë, pasi në të kundërtën rrezikojmë të luajmë sërish jashtë vendit, që do të ishte e pafalshme”, ka theksuar Salihu.

Ai tutje ka theksuar se në takim te kryeministri si prioritet i dytë është caktuar Stadiumi Kombëtar, i cili do të ndërtohet në periferi të Prishtinës.

“Faza e fizibilitetit të Stadiumit Kombëtar është në përfundim e sipër dhe presim që qeveria t’i përmbushë kërkesat tona, sepse në këtë mënyrë e ruan imazhin e shtetit. Apelojmë tek të gjitha institucionet  që t’i zgjedhin këto dy çështje që janë jetike për futbollin kosovar. Shpresojmë se ndeshja e së premtes kundër Ukrainës do të jetë e fundit që do të zhvillohet jashtë shtetit tonë, derisa falënderojmë FSHF-në dhe bashkinë e Shkodrës për përkrahjen që kanë dhënë për zhvilimin e ndeshjeve në “Loro Boriqi’”, ka shtuar Salihu.

erollsalihu

Ai ka theksuar se puna në stadiumin e Prishtinës ka ngecur tek nënshkrimi i aneks kontratës për punët shtesë që kanë dalë pas kërkesës së inspektorëve të UEFA-s, por që pritet që kjo të zgjidhet sa më parë.

Një çështje tjetër e cila është diskutuar me kryeministrin Haradinaj sipas nënpresidentin Agim Ademi ka qenë edhe zgjidhja e problemit rreth menaxhimit të stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku duhet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Mitrovicës, më mënyrë që të krijohet një menaxhment i cili do të përkujdesej për stadiumin.

Sipas Ademit, tash për tash stadiumi në Mitrovicë mbikëqyret nga një kompani sigurimi e kontraktuar nga FFK-ja.

“Është shqetësues fakti që dje në stadium në kohën kur ka qenë Kombëtarja e Kosovës duke zhvilluar stërvitjet nuk ka pasur rrymë dhe kjo është e papranueshme për ne. Kjo ka ndodhur për shkak të borxhit që ka stadiumi, por kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. Besoj se qysh javën e ardhshme ministri i sportit do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi”.

“Për ne si Federatë është primare që krahas funksionalizimit të dy stadiumeve në Prishtinë e Mitrovicë dhe Kampit Nacional në Obiliq, që po ashtu tashmë ka  hyrë në fazën e konkretizimit, të kemi edhe stadiumin Kombëtar në Bërnicë, me çka do ta përmirësonim dukshëm infrakstrukturën sa i përket ekipeve kombëtare. Na gëzon fakti se për stadiumin Kombëtar kanë konkurruar 9 kompani të njohura që kanë ndërtuar stadiume në tërë botën. Janë klasifikuar 6 prej tyre, të cilat do ta bëjnë projektin e fizibilitetit dhe në fund do të zgjidhet projekti më i mire”, është shprehur Ademi.

erollsalihuagimademi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova