FFK konfirmon lajmin skandaloz nga stadiumi i stërvitjeve të Kosovës

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është shqetësuese kur nuk ka pasur rrymë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. “Është shqetësues fakti që dje në stadium në kohën kur ka qenë Kombëtarja e Kosovës duke zhvilluar stërvitjet nuk ka pasur rrymë dhe kjo është e papranueshme për ne. Kjo ka ndodhur për shkak […]

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është shqetësuese kur nuk ka pasur rrymë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Është shqetësues fakti që dje në stadium në kohën kur ka qenë Kombëtarja e Kosovës duke zhvilluar stërvitjet nuk ka pasur rrymë dhe kjo është e papranueshme për ne. Kjo ka ndodhur për shkak të borxhit që ka stadiumi, por kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. Besoj se qysh javën e ardhshme ministri i sportit do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Për ne si Federatë është primare që krahas funksionalizimit të dy stadiumeve në Prishtinë e Mitrovicë dhe Kampit Nacional në Obiliq, që po ashtu tashmë ka  hyrë në fazën e konkretizimit, të kemi edhe Stadiumin Kombëtar në Bërnicë, me çka do ta përmirësonim dukshëm infrastrukturën sa i përket ekipeve kombëtare”.

“Na gëzon fakti se për Stadiumin Kombëtar kanë konkurruar 9 kompani të njohura që kanë ndërtuar stadiume në tërë botën. Janë klasifikuar 6 prej tyre, të cilat do ta bëjnë projektin e fizibilitetit dhe në fund do të zgjidhet projekti më i mire”, tha Agim Ademi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova