Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave

Ylli i madh i futbollit botëror, Luis Nazario da Lima Ronaldo ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë të gjitha kohërave, ku është i mbushur me emra të mëdhenj si Diego Maradona, Pele dhe Lionel Messi, por mungon emri i Cristiano Ronaldos. Legjendës braziliane të futbollit i është kërkuar të bashkojë ekipin më të […]

Legjendës braziliane të futbollit i është kërkuar të bashkojë ekipin më të madh në histori nga mediumi Esporte Interativo.

Përzgjedhja e Ronaldos ka qenë shumë përfshirëse duke pasur në formacion emra të mëdhenj nga thuajse gjitha kombëtaret dhe skuadrat e mëdha.

Yjet e epokës moderne nga Juventusi, Real Madridi dhe Milani janë të përfshira në të gjithë skuadrën, me një përzgjedhje të mrekullueshme që ka plot tetë fitues të Topit të Artë.

Një përzierje e fuqisë italiane dhe dhuntisë apo talentit brazilian në anën e pasme të skuadrës duhet të ndihmojë për t’i mbajtur gjërat interesante, me Gianluigi Buffonin që gjerësisht njihet si një nga portierët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në lojë.

Mbrojtja formohet nga dy prej atyre që e fituan Kupën e Botës së bashku me Ronaldon në 2002-n, Evangelista Cafu dhe Roberto Carlos, ndërsa vend në mbrojtje ka edhe për dyshen italiane, Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini.

Mesfusha e formuar nga Ronaldo poashtu përfshinë lojtarë të mëdhenj si dhe fitues të Kupës së Botës, si Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo, ndërsa krah tyre gjendet edhe ylli argjentinas, Lionel Messi.

Sulmi përbëhet nga dy lojtarë, ku Ronaldo ka zgjedhur si partner të tij, legjendën tjetër braziliane, Pele, ndërsa befasia është mungesa e Cristiano Ronaldos pavarësisht arritjeve të tij rekorde në epokën moderne. /Telegrafi/

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova