Edi Rama zbulon detaje të panjohura deri tash për rastin e Saimir Tahirit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se çfarë i ka thënë ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit pas dyshimit se ai ka lidhje me grupin kriminal të Habilajve, shkruan Periskopi. Në emisionin “Zonë e Lirë”, Edi Rama tha se ndaj Habilajve po zhvillohet një proces gjyqësor profesional. “As që di për çfarë bëhet fjalë, çfarë […]
Në emisionin “Zonë e Lirë”, Edi Rama tha se ndaj Habilajve po zhvillohet një proces gjyqësor profesional.
“As që di për çfarë bëhet fjalë, çfarë është trafikuar në Itali. Rasti ndaj këtij grupi kriminal po hetohet me gjyqtarë e prokurorë të serisë A. Është proces profesional. I thash pse s’thua që makinën e ke dhënë për qenët që s’po të ndahen. Kur ka dalë çështje kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe e kam miratuar idenë për të shkuar në prokurori dhe për tu vënë në dispozicion të hetimit. Prokuroria e ka hetuar të gjithë çështjen”, tha tutje Rama.
Ai tregoi nëse ka pasur ndonjë informacion për ndonjë lidhje të Tahirit me grupe kriminale.
“Asnjë asnjëherë nuk më ka sjell informacion zyrtar mbi asnjë lidhje të ministrit të brendshëm me grupe kriminale”, deklaroi Rama.
“Kemi pasur komunikim normal dhe ai nuk kërkoi asgjë”, tregoi Rama teksa bëri të ditur se e ishte ai që e kishte thirrur në takim.
“Unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrim. Në fillim e kam thënë se jam neveritur dhe se dua të vërtetën sa më parë, pastaj thash drejtësia”, tha tutje Rama./Periskopi











