E frikshme: Edhe një uragan po i afrohet SHBA-ve

E frikshme: Edhe një uragan po i afrohet SHBA-ve

 Uragani Nate u fuqizua sot në pjesën qendrore të Gjirit të Meksikës, ndërsa drejtohej nga bregu i Gjirit në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që sot natën të prekë tokën, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve. Erërat e stuhisë kanë kapur shpejtësinë 150 kilometra në orë dhe Nate pritet të shndërrohet në një uragan të kategorisë […]

Erërat e stuhisë kanë kapur shpejtësinë 150 kilometra në orë dhe Nate pritet të shndërrohet në një uragan të kategorisë 2, para se të zbresë në zonën e Gjirit.

Paralajmërime për uragan dhe fryrje ujërash nga stuhia janë në fuqi nga Luiziana në kufirin mes Alabamës dhe Floridës. Kjo zone përfshin edhe Nju Orlinsin në Luiziana që u godit rëndë nga uragani Katrina në vitin 2005. Banorë nga disa zona në Luiziana janë urdhëruar të evakuohen.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për 29 qarqe të Floridës, gjashtë qarqe jugore të Misisipit dhe Nju Orlinsit.

Presidenti Donald Trump ka lëshuar një deklaratë emergjence duke lejuar që ndihma federale të vihet në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të stuhisë.

Para se të kthehej nga Stuhi Tropikale në uragan, Nate shkaktoi vdekjen e 25 vetëve ndërsa kalonte përmes Amerikës Qendrore në fillim të kësaj jave.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj