Doni dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm? Hani këto ushqime

Doni dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm? Hani këto ushqime

Të gjithë e dimë që në fak ne jemi cfarë hamë. Por kjo teori është edhe më e saktë kur bëhet fjalë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Prandaj duhet të keni vërtet kujdes se cfarë hani” Nëse do të kesh dhëmbë të bardhë * Vër në tryezë ushqime që favorizojnë pastrimin e dhëmbëve. Thuaji […]

Të gjithë e dimë që në fak ne jemi cfarë hamë. Por kjo teori është edhe më e saktë kur bëhet fjalë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Prandaj duhet të keni vërtet kujdes se cfarë hani”

Nëse do të kesh dhëmbë të bardhë

* Vër në tryezë ushqime që favorizojnë pastrimin e dhëmbëve. Thuaji “po” mëllagës, gjethet e saj veprojnë si një furçë natyrale. Kaloje gjethen e saj me gisht tek dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Shumë të mira për dhëmbët janë gjithashtu angjinaret, molla, sallata, portokalli: këto janë ushqime të pasura me fibra që veprojnë tek dhëmbët si sfungjerë pastrues.

* Pini të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje për pak çaste në gojë sikur do të bësh një shpëlarje: kështu pastron dhëmbët dhe mineralizon smaltin. Në ujë në fakt ka fluor që bllokon aktivitetin e baktereve që shkaktojnë kariesin. Po për këtë arsye ha 1 kivi dhe një sallatë domatesh çdo ditë, edhe ato kanë fluor.

* Mos përjashto nga dieta edhe fasulet, djathin e freskët, qu¬mështin: përmbajnë fosfor që kontribuon në rimineralizmin e dhëmbëve.

* Hera – herës konsumo lakra të cilat kanë squfur, një element që bën pjesë në smalt dhe dentinë.

* Nëse je qejflie e pijeve me gaz, ngushëllohu sepse kanë acid ortofosferik që shërben si zbardhues. Dhe hera- herës, pijë ndonjë limonadë, është e pasur me acid citrik që është abraziv.

* Përtyp çamçakëzë pa sheqer dhe ndonjë gjethe sallate: të ndihmojnë në prodhimin e pështymës që ka substanca dezinfektuese dhe abrazive që shërbejnë si zbardhues.

Nëse do mishra dhëmbësh të fortë
* Në mesditë pini limonada dhe lëng portokalli, përmbajnë vitamina që riaktivizon qarkullimin, pra oksigjenon qelizat e mukozës së gojës dhe forcon mishrat e dhëmbëve. Jo vetëm kaq, vitaminat aktivizojnë enzimat e mukozave duke krijuar një barrierë mbrojtëse ndaj mikrobeve.

* Konsumo të paktën 2-3 herë në javë mish dhe peshk: Kanë proteina që mbajnë qelizat në formë.

* Mos harro të futësh në dietën tënde karota, dardhë e mollë, janë të pasura me ujë dhe me fibra dhe i mbajnë të freskëta e të pastra mishrat e dhëmbëve.

* Konsumo hera-herës ndonjë banane: përmban ksititol, një lloj sheqeri që bllokon prodhimin e baktereve.

* Në mëngjes konsumo kos me qumësht lope ose dhie, laktobakteret e tij mbajnë nën kontroll bakteret e gojës.

Nëse do një gojë të aromatizuar
* Pini shumë lëngje gjatë ditës. Dehidratimi në fakt, shkakton erë të keqe nga goja, goja thahet dhe pështyma bëhet acid.

* Për të gjitha recetat, përdor majdanoz me shumicë: është e pasur me potas, vit. A,C,E që kontribuojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj përmban mjaft substanca aromatizuese.

* Jepi shije pjatave me trumzë, është një bimë aromatike e pasur me vit. E, fluor që aromatizojnë gojën.

* Edhe menta është shumë e mirë, riaktivizon funksionimin e aparatit tretës dhe të mëlçisë. Gjethet e saj kanë mentol, që shërben si anti – mikrobital.

* Shtroni në tavolinë lakrat, por dhe të verdhën e vezës. Kanë vit. K që eviton tretjen e keqe që është shpesh përgjegjëse për erën e keqe të gojës.

Kundër kariesit

*Arrat dhe cerealet, integrale riekulibrojnë pH e pështymës duke favorizuar rikalcifimimin e dhëmbëve.

* Përdor mjaltë të papërpunuar, në vend të sheqerit: përmban vitamina dhe minerale të dobishme për gojën dhe dhëmbët.

* Thuaji “po” perimeve të freskëta që pastrojnë sipërfaqen e dhëmbëve dhe të lejoni të kesh një gojë të freskët.

kalcium, fosfor dhe minerale të tjera që janë pjesë e përbërjes së dhëmbëve.

* Konsumo kos me pak yndyrë.

* Cerealet integrale dhe leguminozat janë të pasur me zink ndërsa toni, merluci dhe salmoni kanë selen: dy elementë që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm e të bukur.

* Përdor nëpër sallata vaj ulliri: ka vitaminë E që mbron mukozat e gojës dhe pengon shumëzimin e baktereve që shkaktojnë kariesin

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve