Ditari i Anë Frank do të lexohet para ndeshjeve të Serie A-së, pas skandalit të tifozëve të Lazios

Ditari i Anë Frank do të lexohet para ndeshjeve të Serie A-së, pas skandalit të tifozëve të Lazios

Federata italiane e futbollit ka thënë se një pasazh nga ditari i Anë Frankdo të lexohet para ndeshjeve të kësaj jave si kundërpërgjigjje për aktet antisemite nga tifozët e Lazios. Federata Italiane poashtu tha se një minut heshtje do të mbahet para ndeshjeve të kësaj jave që zhvillohen në Serie A, B dhe C. Gjatë […]

Federata italiane e futbollit ka thënë se një pasazh nga ditari i Anë Frankdo të lexohet para ndeshjeve të kësaj jave si kundërpërgjigjje për aktet antisemite nga tifozët e Lazios. Federata Italiane poashtu tha se një minut heshtje do të mbahet para ndeshjeve të kësaj jave që zhvillohen në Serie A, B dhe C.

Gjatë ndeshjes së të dielës në Ligë mes Lazios dhe Cagliarit, tifozët e të parës e dëmtuan Stadio Olimpicon në Romë me grafite antisemite dhe me afishe që shfaqnin imazhe të Anë Frankut, vajzës së re që shkroi ditarin e famshëm dhe që vdiç në Holokaust, duke veshur ndërresën e rivalëve të urryer Romës.

Një imazh me Frankun do të vishet të mërkurën nga vetë lojtarët e Lazios në ndeshjen përballë Bolonjas, tha klubi, për të demonstruar luftën e tyre kundër “çdo forme të racizmit dhe antisemitizmit”.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, e ka vizituar sinagogën e Romës dhe ka premtuar se do të nisë një fushatë edukimi antisemit. Lotito tha që klubi do t’i intensifikojë përpjekjet në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit.

Tifozët e Lazios e kanë njëfarë historie të racizmit dhe antisemitizmit. Në një rast të ngjashëm, një baner në qytet ishte shfaqur para 20 vitesh që i drejtohej tifozëve të Romës: “Auschwitzi është atdheu juaj; Furrat e gazit janë shtëpia juaj.”

Kjo është dënuar edhe nga kryeministri  italjan, Paolo Gentiloni që e ka cilësuar afishin: “të pabesueshëm, të papranueshëm dhe që nuk duhet të minimizohet”.

Ndërkohë, në ditarin e Anë Frankut pasazhi që do të lexohet është ky: “E shoh botën derisa ngadalë transformohet në një egërsirë, e dëgjoj një bubullimë që, një ditë, do të na shkatërrojë të gjithë neve, i ndjej vuajtjet e milionave. Dhe ende, kur shoh lart në qiell, disi ndihem sikur gjithçka do të bëhet mirë, që kjo mizori do të marrë fund, dhe që paqja do të rikthehet përsëri.”

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova