Dhembje fyti, ftohje, grip…Si t’i luftoni gjatë sezonit

Dhembje fyti, ftohje, grip…Si t’i luftoni gjatë sezonit

Si t’ia bëni për të shmangur ftohjen e parakohshme, dhembjen e fytit dhe simptomat e gripit? Fjala më me vend është parandalimi: në këtë periudhë në fakt është mirë të merrni gjithnjë me vete një bluzë të hollë me mëngë të gjata, në mënyrë që ta vishni në rast se temperaturat bien papritur, duke shmangur […]

Si t’ia bëni për të shmangur ftohjen e parakohshme, dhembjen e fytit dhe simptomat e gripit?

Fjala më me vend është parandalimi: në këtë periudhë në fakt është mirë të merrni gjithnjë me vete një bluzë të hollë me mëngë të gjata, në mënyrë që ta vishni në rast se temperaturat bien papritur, duke shmangur kështu dhembjen e fytit dhe ftohjen.

Mbase nuk e dini, por sauna mund t’jua hapë më mirë rrugët e frymëmarrjes dhe t’ju ndihmojë të merrni më mirë frymë, duke parandaluar edhe ftohjen.

Ndër “ilaçet” natyrale, ai më efikasi është propolisi, i përdorshëm edhe për fëmijët.

Të mirat e tij antibakteriale dhe antivirale në fakt njihen më së shumti: 15 pika tri herë në ditë ndihmojnë në parandalimin e ftohjes, por në raste ekstreme, ju mund të merrni në konsideratë një veprim më intensiv; prej tij hidhni një lugë gjelle në kos për mëngjes.

Gripin dhe simptomat e stinës mund t’i parandaloni edhe në tryezë. Merrni të gjitha vitaminat dhe forconi sistemin tuaj imunitar!

Ushqimet ideale janë padyshim agrumet, të pasura me vitaminë C, portokalli, kivi, papaja, por edhe perimet, si specat, qepa, karotat dhe rukola, janë perfekte.

Nuk mund të mungojnë më pas edhe ushqimet si peshku, i pasur me Omega 3, i pakrahasueshëm për shëndetin e sistemit kardiovaskular: për t’u futur në dietë janë edhe molusqet, të pasura me kripëra minerale si hekur, zink dhe selen.

Bishtajoret janë perfekte për këdo që vuan nga anemia dhe mungesa e hekurit, kështu që lufton ndjesinë e lodhjes dhe të rraskapitjes. Bajamet ndërkohë, janë ideale për të luftuar infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri te koka apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin.

Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat që shkaktojnë sëmundje.

Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin se përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin.

Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, dy deri në tri litra në ditë.

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi shtatë lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë.

Një bimë që përdoret kundër kollës është lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Ndërkaq, trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme që të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve