Dënohet me burg ish ylli i gjigantit evropian të futbollit

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Palermos, Fabrizio Miccoli, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për zhvatje. Gjykata në Palermo ka vërtetuar se ish-futbollisti italian ka kërkuar nga miku i tij, Mauro Lauricella (djali i mafiozit Kalsa), që t’i nxirrte 12.000 euro për të, para që ishin të lidhura me udhëheqjen e një diskoteke. […]

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Palermos, Fabrizio Miccoli, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për zhvatje.

Gjykata në Palermo ka vërtetuar se ish-futbollisti italian ka kërkuar nga miku i tij, Mauro Lauricella (djali i mafiozit Kalsa), që t’i nxirrte 12.000 euro për të, para që ishin të lidhura me udhëheqjen e një diskoteke.

Lauricella ka përdorur metoda të dhunshme për nxjerrjen e parave, megjithëse ishin rimarrë vetëm 2.000 euro.

Ai dhe Gioacchino Amato janë akuzuar për zhvatje të stilit mafioz (krime që dënohen deri në dhjetë vjet burg).

Mirëpo, Amato është liruar kurse Lauricella është dënuar për krim më të vogël, për dhunë private, duke u dënuar me një vit lirim me kusht.

Miccoli i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij duke thënë se nuk e ka ditur lidhjen e mikut të tij me mafinë.

Avokati i ish-futbollistit ka theksuar se nuk pasur zhvatje dhe se do të bëjë apel ndaj vendimit.

“Miccoli është shumë i hidhëruar dhe i pikëlluar, sepse ai e di se është i pafajshëm”.

“Ai nuk ka kurrfarë lidhje me këto akuzime dhe ne do të përpiqemi ta dëshmojmë këtë në procesin e apeleve”, u ka thënë gazetarëve avokati Giovanni Castronovo.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova