Çka hëngri Erdogan në Serbi? Kështu shkruajnë mediat e huaja

Përveç dhuratave dhe këngës turke, mediat shkruajnë edhe për atë se çfarë hëngri Erdogan në Serbi Presidenti turk gjatë vizitës së tij në Serbi, përveçse kishte marrë dhuratë nga homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, atij i ishte bërë edhe një surprizë nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili kishte kënduar një këngë në […]
Presidenti turk gjatë vizitës së tij në Serbi, përveçse kishte marrë dhuratë nga homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, atij i ishte bërë edhe një surprizë nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili kishte kënduar një këngë në gjuhën turke.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto dy “surpriza” nuk kanë qenë të vetmet me të cilat është ndarë presidenti Erdogan.
Bëhet e ditur se ai e ka shijuar edhe darkën e përgatitur për të, përkatësisht delegacionin e udhëhequr nga ai.
Dreka zyrtare, pritëse zyrtare e së cilës ishte kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç, thuhet se u realizua në Pallatin “Srbija”, dhe në menynë e përgatitur, përveç rolladë pule me kumbulla të thata, së bashku me parmandën dhe rukola, kishte edhe gështenjë në çokollatë me krem.











