Bulliqi tregon rezultatet e para të komisionit për vijën kufitare me Malin e Zi

Bulliqi tregon rezultatet e para të komisionit për vijën kufitare me Malin e Zi

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare, Shpejtim Bulliqi, ka dalë në terren së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, për të vëzhguar nga afër terrenin  e pikës kufitare me Malin e Zi. Me këtë rast, Bulliqi, në një prononcim për Indeksonline ka bërë të ditur edhe arsyen […]

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare, Shpejtim Bulliqi, ka dalë në terren së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, për të vëzhguar nga afër terrenin  e pikës kufitare me Malin e Zi.

Me këtë rast, Bulliqi, në një prononcim për Indeksonline ka bërë të ditur edhe arsyen e daljes në terren, e cila sipas tij ka të bëjë me marrjen e informacioneve të reja sa i përket kësaj çështje.

“Arsyeja e daljes së djeshme në terren është se jemi duke punuar  si komision, kemi nevojë me i marrë disa informacione ende në  terren, të cilat janë të nevojshme për raportin që do t’i përgatitet kryeministrit, kjo ka qenë arsyeja”, tha Bulliqi.

Bulliqi theksoi se sipas gjetjeve të deritanishme, ka fakte pozitive, por se komisioni ende është duke punuar.

“Jemi duke punuar, ka rezultate, besoj që me kohë do informohen të gjithë për këtë çështje. Puna e këtij komisioni është në drejtim të gjetjes së fakteve pozitive”, ka përfunduar Bulliqi.

Duhet përkujtuar që demarkacioni vazhdon të jetë një ndër çështjet më të “nxehta” në vend pasi sipas ndërkombëtarëve është njëri ndër kushtet kyçe që lidhë ngushtë vendin dhe liberalizimin e vizave.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin