Bërnabiq takohet me zyrtarin e lartë amerikan, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee u takuan të hënën në Beograd, njoftoi qeveria serbe. Sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të qeverisë, ata “përfunduan në bisedimet e sotme duke e konfirmuar se ka mjaft hapësirë për përmirësimin e […]
Sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të qeverisë, ata “përfunduan në bisedimet e sotme duke e konfirmuar se ka mjaft hapësirë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve”, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Zyrtarët “theksuan se Serbia duhet të mbetet e vendosur fort për zbatimin e reformave në mënyrë që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, duke shtuar edhe “nevojën për një vullnet të fortë dhe këmbëngulje të të gjitha autoriteteve dhe shoqërisë për të bërë përparim të rëndësishëm në çështjet e sundimit të ligjit, lirisë së medias, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe sigurimin e kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve të Serbisë”.
Deklarata shtoi se Bërnabiq “përsëriti se qëllimi më i rëndësishëm është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon, pa të cilën nuk ka përparim ekonomik, as një të ardhme evropiane për rajonin”.
Ajo theksoi se Serbia është ende e vendosur të hap dialog me Prishtinën dhe shprehu besimin se hapja e dialogut të brendshëm mbi Kosovën do të çojë në konsensus dhe në një kompromis në zgjidhjen e çështjes së interesit kombëtar për Serbinë.
Yee “vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë çdo lloj ndihme në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratë./Periskopi/











