Basri Kodra: Ja si do ta rrëzojmë pushtetin e PDK’së në Kaçanik

Basri Kodra: Ja si do ta rrëzojmë pushtetin e PDK’së në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut është në mesin e 19 komunave ku do të ketë sërish zgjedhje. Besim Ilazi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Basri Kodra nga Lëvizja Vetëvendosje do të përballen në balotazhin e 19 nëntorit. Në një intervistë për Periskopi, Kodra është shprehur i kënaqur me rritjen që ka shënuar Vetëvendosje në këtë komunë, […]

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 22 tetor, mbi 60 për qind e qytetarëve të Kaçanikut kanë votuar kundër PDK’së dhe pushtetit aktual. Kështu ka thënë Basi Kodra në një intervistë për Periskopin, ku u shpreh i bindur se mbi 60 për qind e qytetarëve që në raudin e parë të zgjedhjeve ishin kundër PDK’së, në raudin e dytë  do ta mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin sepse kemi shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale. Duke e ditur se shumica e votuesve kanë qenë kundër PDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit, atëherë ne shpresojmë se do ta fitojmë garën në balotazh. Mbi 60 për qind e qytetarëve kanë votuar kundër PDK’së”, tha Kodra për Periskopin.

Sipas tij, dëshirë e qytetarëve ka qenë që Partia Demokratike e Kosovës të mos jetë më gjatë në pushtet në Kaçanik.

“Qytetarët që kanë votuar kundër PDK’së e nuk kanë votuar për neve, atë do ta bëjnë në garën e balotazhit. Sepse dëshira e tyre ka qenë që PDK mos me qenë më gjatë në pushtet. Fakti ynë është programi qeverisës, për të cilin qytetarët do të votojnë dhe do të na mbështesin”, deklaroi Kodra.

Ai foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me ndonjë subjekt tjetër në garën e balotazhit.

“Nuk po flasim për koalicione, janë të mirëpritura të gjitha votat varësisht se të cilit subjekt. Ne ende nuk kemi diskutuar për koalicione me parti të tjera. Nuk ka ende ndonjë vendim për këtë. Ajo që është më me rëndësi është disponimi i qytetarëve kundër pushtetit të më parshëm, andaj presim që ai disponim të drejtohet nga ne dhe ta mposhtim PDK’në në garën e balotazhit”, përfundoi Kodra.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Vetëvendosje është renditur partia e dytë në Kaçanik me 20 përqind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë 40 për qind të votave. Këto dy parti do të përballen në balotazh me 19 nëntor./Periskopi

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin