Ambasadorët në terren, ndjekin për së afërmi procesin zgjedhor

Në zgjedhjet komunale në Mitrovicën Veriore ka pasur një dalje të madhe të votuesve serb, njëkohësisht edhe një prezencë e ambasadorëve nëpër qendrat votimit në këtë vend. Ndër ambasadorët që kishin qëndruar gjatë ditës në veri të vendit ishin ai i Finlandës, Anne Huhtamäki, ambasadorja kroate Marija Kapitanović, ambasadori austriak Gernot Pfandler dhe disa të […]
Ndër ambasadorët që kishin qëndruar gjatë ditës në veri të vendit ishin ai i Finlandës, Anne Huhtamäki, ambasadorja kroate Marija Kapitanović, ambasadori austriak Gernot Pfandler dhe disa të tjerë.
Këtu për vizitë ishte edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë, siç tha ajo, njerëz me duar të pastra.
Ajo shtoi se thirrjet nga ana e serbëve për të votuar një subjekt të caktuar politik janë të papranueshme.
Ndërsa votimet në Mitrovicën Veriore janë duke u realizuar me letërnjoftime të Kosovës, për dallim nga radha e kaluar.












