Abrashi me veprime kontraverse: Një herë i iki debatit, tash kërkon pesë debate me Shpend Ahmetin

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi i ka bërë ftesë publike kundërkandidatit dhe kryetarit të tanishëm të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që të debatojnë në “pesë debate, në pesë televizione të ndryshme”. Reagimi i Abrashit vie pasi më herët gjatë ditës anuloi një debat me Ahmetin, debat që ishte […]
Abrashi ftesën e tij e bëri nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook, transmeton Periskopi.
Postimi i plotë i Abrashit në Facebook:
Kundërkandidatin e ftoj në pesë debate, në pesë televizione të ndryshme, në pesë mbrëmjet e javës së balotazhit nga një debat. Nëse dëshiron, le të merr edhe të tjerë me vete.
Përndryshe me padurim po pres debatet, sepse çdo ditë do të prezentoj diçka të re, rreth mospunës së tij dhe projekteve të mia
Kryetari po vjen ![]()












