Limaj është ftuar në darkë, por nuk ka shkuar

Sonte zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qenë nikoqir i një darke, ku të ftuar kanë qenë kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj. Periskopi deri tani ka arritur ta konfirmojë takimin e të sipërpërmendurve në shtëpinë e multimilionerit Pacolli. Anëtari i kabinetit qeveritar, Avni Arifi i ka thënë portalit se takimi është […]
Sonte zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qenë nikoqir i një darke, ku të ftuar kanë qenë kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj.
Por, në këtë takim nuk ka marrë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe askush nga kabineti dhe partia e tij.
Kështu thonë për Periskopin burime brenda Nismës për Kosovën, përderisa mbetet ende e paqartë arsyeja e mospjesëmarrjes në takim.
Megjithatë, ky burim tha se Limaj dhe ekipi i tij kanë pasur ftesë për darkë.
Periskopi kontaktoi edhe me deputetin e Nismës, Bilall Sherifi. Ai tha se për darkën në shtëpinë e Pacollit është informuar nga portalet, duke shtuar se nuk ka ndonjë informacion konkret.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. /Periskopi/