Darka te Pacolli – A po i bëhet presion Haradinajt që të ndërrojë qëndrim për demarkacionin

Darka te Pacolli – A po i bëhet presion Haradinajt që të ndërrojë qëndrim për demarkacionin

Sonte në shtëpinë luksoze të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të darkojnë kryeministri me ministra e zëvendësministra. Periskopi deri tani ka arritur ta konfirmojë takimin e të sipërpërmendurve në shtëpinë e multimilionerit Pacolli. Anëtari i kabinetit qeveritar, Avni Arifi i ka thënë portalit se takimi është “informal”. “Po do të […]

Periskopi deri tani ka arritur ta konfirmojë takimin e të sipërpërmendurve në shtëpinë e multimilionerit Pacolli. Anëtari i kabinetit qeveritar, Avni Arifi i ka thënë portalit se takimi është “informal”.

“Po do të jetë një darkë informale. Janë të ftuar kryeministri dhe stafi i tij, ministrat dhe zëvendësministrat. Nuk do të jenë këshilltarët. Para një muaji të gjithë këta kanë qenë të ftuar të kryeministrit”, tha Arifi.

Kjo darkë në shtëpinë e Pacollit vjen vetëm një ditë para se Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të procedohet në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Mediat tjera kanë raportuar po ashtu se në këtë darkë do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, megjithëse informacioni mbetet i pakonfirmuar ende.

Haradinajt deri tash i është bërë presion i vazhdueshëm për ta mbështetur versionin e Murat Mehës për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, por ai dhe partia e tij nuk kanë gjetur gatishmëri, për shkak të bindjeve se me këtë marrëveshje Kosova humb territor.

Darka, që Arifaj tha se është e karakterit joformal, mund të jetë një tjetër përpjekje e Thaçit, Veselit dhe Pacollit për ta bindur Haradinajn që të ndërrojë qëndrim.

Sot, gjatë ditës, ishte deputeti i AKR-së Labinot Tahiri ai që i bëri thirrje publike Haradinajt që të ndërrojë qëndrim mbi këtë çështje.

“Ju lutem Kryeministër, të theni mendjen në këto rrethana lidhur me Demarkacionin, dhe të mendoni pozitivisht dhe ta aprovoni (ta ratifikoojmë). Ne deputetët dhe deputetët tuaj, ta përmbyllim këtë serial i cili e ka lodhur popullin tonë, pra ta perfundojmë demarkacionin”, shkroi Tahiri më herët në Facebook. /Periskopi/

 

 

 

 

 

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje