Hera e dytë që Kadri Veseli e kundështon seriozisht Hashim Thaçin

Hera e dytë që Kadri Veseli e kundështon seriozisht Hashim Thaçin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njihet si politikan i paparashikueshëm që ndërron ide dhe qëndrime sipas nevojës së pozicionit të tij në politikë. Duke qenë i tillë, ai ka krijuar shumë armiq, sepse ka lënë në baltë pothuajse të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Edhe njëri prej njerëzve më të afërt të tij, të cilit ia […]

Edhe njëri prej njerëzve më të afërt të tij, të cilit ia la karrigen e të parit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk po e përkrah më në politikat e tij. E herë-pas-here edhe po e kundërshton.

Kundërshtimi i dytë serioz në përpjekjet e Thaçit për të çuar një agjendë përpara, erdhi sot nga Veseli, duke e kundërshtuar idenë e Presidentit për të lëvizur kufijtë e Kosovës në një marrëveshje që pretendon ta arrijë me Serbië në dialogun në Bruksel.

Ka disa javë që Presidenti Thaçi po intensifikon përpjekjet, nëpërmjet pranisë mediale e konferencave të çdoditshme, për ta bërë të pranueshme idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Përkundër se Thaçi flet vetëm për Luginën e Preshevës, që thotë se duhet t’i bashkohet Kosovës, ai nuk flet për atë që Kosova duhet t’i japë Serbisë në këmbim të kësaj. Nëse Thaçi mendon se Serbisë do t’ia marrë Luginën pa kundërpasojë, atëherë do të ishte qesharake – dhe faktin se Serbia nuk jep falas asgjë, por merr më shumë se i takon, e di edhe vet Presidenti.

Përveç Lutfi Hazirit të LDK-së, Thaçi nuk ka marrë mbështetje nga askush tjetër në këtë ide. Ndërsa kundërshtime, plot.

Në një opinion që Kadri Veseli ka zgjedhur ta botojë në Gazetën Express, më në fund është deklaruar edhe mbi debatin për shkëmbimin e territoreve, shkruan Periskopi.

Ai e ka bërë të qartë se është kundër kësaj ideje duke thënë kështu: “Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut. Kosova do të shkojë në Dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike.

Kjo është agjendë e jona e përbashkët, me SHBA-në dhe BE-në. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje.

Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999. Kosova nuk ka asgjë për të dhënë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm. Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë.”

Pra, është krejt e kundërta e asaj që thotë dhe pretendon Thaçi, përveç synimit për ta arritur njohjen e Serbisë. Por njohja e Serbisë sipas mënyrave të Thaçit, me gjasë do t’i kushtonte shumë Kosovës.

Megjithatë, i pari i PDK-së ka një kohë që ka ftohur raportet me Thaçit. Flitet shpeshherë se brenda PDK-së tashmë ka përçarje dhe se ezkistojnë dy tabore, ai i Veselit dhe tjetri i Thaçit.

Veseli Thaçin e kishte kundërshtuar edhe në fundvitin e kaluar, kur ky i fundit në mënyrë krejt të papritur kishte nisur një përpjekje ta shfuqizuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovës.

Përderisa Thaçi kishte aktivizuar tërë potencialin e tij të ndikimit politik për ta çuar në fund këtë punë, Veseli kishte dalë me një reagim duke shkruar: “Më së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!”.

Pak-a-shumë, ky reagim i kishte dhënë fund këtyre përpjekjeve për shfuqizimin e Speciales. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit