Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Një 25 vjeçar me inicialet M.P, është arrestuar të hënën në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar për dëmtimin e dy automjeteve me gurë, ndërsa ndaj tij ishte aktiv edhe një urdhërarrest nga gjykata për veprën penale “Kanosje”.

Sipas Policisë, ai figuron gjithashtu si i dyshuar në 10 raste të tjera penale, përfshirë një rast të vrasjes, nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim të paautorizuar të armëve.

“Me datë 20.07.2026, Policia në Veri ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.P. (2001), i cili dyshohet se më 10.07.2026 ishte i përfshirë në dy raste të iniciuara në Stacionin Policor Mitrovicë Veri për veprën penale ‘Dëmtim apo asgjësim i pronës’. Bazuar në hetimet e zhvilluara, i njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy automjete duke i goditur me gurë”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Periskopi.

Organet e rendit bëjnë të ditur se i dyshuari kishte arritur t’i shmangej arrestimit më 14 korrik, por pas lokalizimit të tij në Mitrovicën e Veriut u arrestua, ndonëse tentoi sërish të ikte.

“Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar sërish t’i shmanget arrestimit, por zyrtarët policorë kanë arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnë”, njofton Policia.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, M.P. ka pranuar se i kishte dëmtuar automjetet.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tij ishte në fuqi edhe një urdhërarrest i lëshuar nga gjykata për veprën penale “Kanosje”.

“Po ashtu, në sistemin policor ai figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë veprat: ‘Vrasje’, ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, të cilat janë në procedurë pranë organeve të drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që kryejnë vepra penale, si dhe në sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Të ngjashme
N'pikë të verës, Kurti importon mbi 128 mil. € në energji elektrike - as Serbinë nuk e lë anash

N'pikë të verës, Kurti importon mbi 128 mil. € në energji elektrike - as Serbinë nuk e lë anash

Kongresisti Wilson: Deklaratat e ministres serbe, arsye për t’ia refuzuar Serbisë organizimin e OSBE-PA

Kongresisti Wilson: Deklaratat e ministres serbe, arsye për t’ia refuzuar Serbisë organizimin e OSBE-PA

Pamje nga shkatërrimi që la stuhia e djeshme në Shkup

Pamje nga shkatërrimi që la stuhia e djeshme në Shkup

“Wall Street Journal”: SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes 30-vjeçare bërthamore

“Wall Street Journal”: SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes 30-vjeçare bërthamore

Policia e Kosovës del me njoftim për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Policia e Kosovës del me njoftim për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Nafta shtrenjtohet ndërsa lufta me Iranin vazhdon dhe kërcënohet një rrugë kyçe alternative ndaj Hormuzit

Nafta shtrenjtohet ndërsa lufta me Iranin vazhdon dhe kërcënohet një rrugë kyçe alternative ndaj Hormuzit

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

Një burrë e pështyn kryeministrin hungarez, kështu i kthehet Magyar (VIDEO)

Një burrë e pështyn kryeministrin hungarez, kështu i kthehet Magyar (VIDEO)

Ramadani – Haxhiut: Pse s’e cakton sot seancën konstituive? Çfarë skenari po përgatisni?

Ramadani – Haxhiut: Pse s’e cakton sot seancën konstituive? Çfarë skenari po përgatisni?

Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Ky është polici i NJRSH-së që u gjet pa shenja jete në Kukës

Ky është polici i NJRSH-së që u gjet pa shenja jete në Kukës

Shoqata Amerikane e Zemrës jep dritën jeshile: Deri në 5 filxhanë kafe në ditë janë të sigurt

Shoqata Amerikane e Zemrës jep dritën jeshile: Deri në 5 filxhanë kafe në ditë janë të sigurt

0:000:00