Finalja e Botërorit me risi historike, pushimi pritet të zgjasë më shumë se 15 minuta

Finalja e së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës do të sjellë një risi të paprecedentë në historinë e Kupës së Botës.

Sipas burimeve të transmetimit televiziv, pushimi mes dy pjesëve pritet të zgjasë më shumë se 15 minuta, për shkak të përgatitjeve për spektaklin e parë muzikor që do të organizohet ndonjëherë në pushimin e finales së Botërorit.

Raportohet se vendosja e skenës për shfaqjen, e cila do të zgjasë rreth 11 minuta, do të marrë afërsisht shtatë minuta, ndërsa edhe çmontimi i saj dhe lirimi i fushës pritet të kërkojë pothuajse të njëjtën kohë.

Sipas rregullave të IFAB-it, pushimi mes pjesëve nuk duhet të kalojë 15 minuta. Megjithatë, rregullorja e Kupës së Botës përmend vetëm se futbollistët kanë të drejtë për një “interval prej 15 minutash”, pa specifikuar se ai nuk mund të zgjatet.

FIFA ende nuk ka dhënë një sqarim zyrtar se sa do të zgjasë pushimi dhe se si organizimi i spektaklit do të jetë në përputhje me rregulloret.

Kjo do të jetë hera e parë që një finale e Kupës së Botës do të ketë një spektakël artistik në pushimin mes pjesëve, duke ndjekur modelin e ngjarjeve të mëdha sportive amerikane. Botërori i këtij viti ka sjellë edhe risi të tjera, si pushimet e detyrueshme për hidratim dhe unazat e kampionëve që do t’u ndahen fituesve të turneut.

Të ngjashme
Temperaturat e larta- Nesër ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Kurti i vazhdon emërimet në Qeverinë në detyrë, Dugollin që dështoi të bëhet deputet e bën zëvendës të Sveçlës

Berlini bashkohet me stërvitjet bërthamore të Parisit

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

MMPHI shkëput kontratat e 20 zyrtarëve serbë, Pacolli: Mungonin vazhdimisht në punë

Aktakuzë ndaj grupit kriminal prej 6 personash që planifikuan vrasje të rëndë

Kushtëzimi i ShBA-së për Dialogun Strategjik me Kosovën, Tahiri: Ky kusht nënkupton Asociacionin

Skandali Balogun nuk e lëkund, Infantino drejt mandatit të katërt, mbi 200 federata i japin mbështetjen

Shembet një shtëpi në rrugën “A”, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

SHBA-ja do t'i ashpërsojë rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Irani akuzon ShBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile

IKSHPK del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

0:000:00