Ky buton në veturë mund të jetë i rrezikshëm nëse përdoret për një kohë të gjatë

Ky buton në veturë mund të jetë i rrezikshëm nëse përdoret për një kohë të gjatë

Gjatë ditëve të nxehta, klima e veturës është shumë e rëndësishme për komoditetin e udhëtimit.


Megjithatë, një funksion që shumë shoferë e përdorin shpesh mund të shkaktojë probleme nëse lihet i aktivizuar për një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për butonin e qarkullimit të brendshëm të ajrit (recirkulimit), i cili bën që klima të përdorë të njëjtin ajër brenda kabinës, në vend që të marrë ajër të freskët nga jashtë.

Ky funksion ndihmon që vetura të ftohet më shpejt dhe pengon hyrjen e aromave të pakëndshme apo gazrave nga jashtë.

Problemi shfaqet kur recirkulimi qëndron i ndezur për shumë kohë. Në kabinën e mbyllur mund të rritet niveli i dioksidit të karbonit (CO₂), ndërsa zvogëlohet furnizimi me ajër të freskët. Kjo mund të shkaktojë lodhje, përgjumje, ulje të përqendrimit dhe reagime më të ngadalta gjatë vozitjes.

Ekspertët rekomandojnë që ky funksion të përdoret vetëm për periudha të shkurtra, për shembull në fillim të udhëtimit për ta ftohur shpejt makinën, dhe më pas të lejohet hyrja e ajrit të freskët.

Nëse shoferi ndjen lodhje të papritur ose përgjumje, duhet të kontrollojë nëse recirkulimi ka mbetur i aktivizuar. /Telegrafi/

Të ngjashme
Sony paralajmëron fundin e disqeve fizike për lojërat e reja të PlayStation

Sony paralajmëron fundin e disqeve fizike për lojërat e reja të PlayStation

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

Po “përvëlohen” nga vapa e madhe, por pse gjermanët nuk kanë kondicioner

Po “përvëlohen” nga vapa e madhe, por pse gjermanët nuk kanë kondicioner

Tronditet bota e veturave: Volkswagen pritet t'i mbyllë 100 mijë vende të punë dhe katër fabrika

Tronditet bota e veturave: Volkswagen pritet t'i mbyllë 100 mijë vende të punë dhe katër fabrika

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Tri cilësime që lirojnë hapësirë në iPhone

Tri cilësime që lirojnë hapësirë në iPhone

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Rockstar zbulon datën e porositjes paraprake dhe kopertinën e GTA 6

Rockstar zbulon datën e porositjes paraprake dhe kopertinën e GTA 6

BMW paralajmëron rënie të ndjeshme të fitimeve këtë vit

BMW paralajmëron rënie të ndjeshme të fitimeve këtë vit

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit