Alarm në aeroporte: Sistemi i ri i BE shkakton vonesa masive

Alarm në aeroporte: Sistemi i ri i BE shkakton vonesa masive

Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme në aeroporte pikërisht në sezonin e pushimeve. Pasojat ndihen qartë: radhë të gjata në kontrollet kufitare, vonesa dhe pasagjerë që humbasin fluturimet e tyre.


Sistemi i ri kufitar i BE-së, EES – Entry/Exit System po sjell probleme në aeroporte. Për të forcuar kontrollin në kufijtë e jashtëm, Brukseli ka futur një procedurë të re dixhitale për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve joanëtarë të BE-së. Që nga hyrja e plotë në fuqi në prill, shtetasit e vendeve jashtë BE-së duhet të regjistrojnë të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe skanimin e fytyrës, sa herë që hyjnë ose dalin nga BE. Aeroportet dhe kompanitë ajrore po shtojnë tani presionin ndaj Brukselit, pikërisht, sepse sistemi i ri Entry/Exit (EES) shkakton probleme serioze në pikat kufitare – vonesa dhe pasagjerë që humbasin fluturimet e tyre.

Procedura dixhitale synon të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaporta dhe të rrisë sigurinë kufitare. Në praktikë, megjithatë, sistemi ka sjellë radhë të gjata në kontrollet kufitare.

Kërkohet pezullimi i përkohshëm gjatë sezonit tëpushimeve

Aeroportet dhe kompanitë ajrore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej gjatë sezonit veror. Sipas përfaqësuesve të industrisë së fluturimit , në orët e pikut pritjet mund të zgjasin me orë të tëra. Kompani ajrore si Ryanair kritikojnë sistemin, duke argumentuar se ai nuk është ende i përgatitur për fluksin e madh të pasagjerëve. Ato kërkojnë që zbatimi i EES të mund të pezullohet përkohësisht në rast mbingarkese të aeroporteve. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i kompanisë ajrore easyJet i ka përshkruar radhët e gjata në pikat kufitare si “plotësisht të papranueshme”.

Ndërsa Komisioni Evropian vazhdon të mbrojë përfitimet e sistemit për sigurinë dhe mbështet zbatimin e tij, po shtohen thirrjet që EES të pezullohet përkohësisht gjatë muajve me numrin më të lartë të udhëtarëve. Nëntë shtete evropiane kërkojnë tani edhe zgjatjen e përjashtimeve të përkohshme, duke argumentuar se Bashkimi Evropian nuk është ende gati për zbatimin e plotë të kontrollit të ri elektronik të hyrjeve dhe daljeve. Në një letër të përbashkët, Belgjika, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Holanda, Portugalia dhe Zvicra kërkojnë që rregulloret e rasteve emergjente të mbeten në fuqi edhe pas 6 shtatorit. Edhe pse mbështesin qëllimin e sistemit të ri EES për forcimin e sigurisë kufitare, ministrat e vendeve përkatëse kërkojnë më shumë fleksibilitet në zbatimin e tij. Ata insistojnë që masat emergjente dhe mundësia për pezullimin e përkohshëm të kontrolleve të vazhdojnë edhe përtej afatit aktual, për të shmangur kaosin në aeroporte dhe vonesat për udhëtarët./DW

Të ngjashme
Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Ndalen punimet në një objekt në Fushë Kosovë, Inspektorati gjen shkelje të rënda të sigurisë

Ndalen punimet në një objekt në Fushë Kosovë, Inspektorati gjen shkelje të rënda të sigurisë

Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar

Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar

Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji

Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

Superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026, Argjentina nuk është favoritja kryesore

Superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026, Argjentina nuk është favoritja kryesore

Tahiri: Vetëm pajtimi politik mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza institucionalec

Tahiri: Vetëm pajtimi politik mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza institucionalec

Xhaka: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, na e prishi lojën

Xhaka: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, na e prishi lojën

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës

Vdes senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Trumpit

Vdes senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Trumpit

“Stoli ari e para”, hajnat bëjnë “qyl” një banesë në Mitrovicën e Veriut

“Stoli ari e para”, hajnat bëjnë “qyl” një banesë në Mitrovicën e Veriut

Bellingham i del në mbrojtje Anglisë pas kritikave të Tuchel: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Bellingham i del në mbrojtje Anglisë pas kritikave të Tuchel: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

0:000:00