Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut të PDK-së

Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut të PDK-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, i cili kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në nivel vendi.

Supremja ka vlerësuar se PZAP-ja ka vepruar drejtë lidhur me ankesën e Kryeziut.

Qëndrim Kryeziu, kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar rinumërim të plotë të votave preferenciale brenda subjektit të tij politik në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas tij, procesi i rinumërimit të urdhëruar më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nxjerrë në pah pasaktësi në numërimin fillestar të votave në qendrat komunale të numërimit.


“Si rrjedhojë, Gjykata Supreme vlerëson se PZAP ka vendosur drejtë lidhur me refuzimin e ankesës së ankuesit, kandidatit për deputet të Kuvendit Kosovës Qëndrim Kryeziu, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe atë duke iu referuar dispozitës nga neni 118.1 të LZP-së, ku është përcaktuar se: “PZAP-i, pranon ankesat e bazuara në fakte dhe refuzon ankesat të cilat nuk i përmbushin kriteret e miratuara paraprakisht” dhe nenit 13 paragraf 4 të Rregullores Nr.01/2025 për Procedurat e Parashtrimit dhe Vendosjes së Ankesave të PZAP-it, ku është përcaktuar se: “PZAP-i mund në përgjithësi të refuzoj një ankesë apo grup 6 ankesash nëse ato nuk paraqesin raste prima facie ose ku ankesa apo grupi i ankesave është dukshëm i pabazë”. Po ashtu me nenin 117.3 të LZP-së përcaktohet se: “Vendosja për ankesat nga PZAP-ja mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”.

Mbi këtë bazë kjo gjykatë i ka vlerësuar të pabazuara pretendimet e lartcekura se PZAP e ka refuzuar ankesën e ankuesit duke neglizhuar parimin e integritetit të procesit zgjedhor duke iu referuar mungesës së saktësisë së votave të fituara nga kandidati, kjo pasi që në rastin konkret nuk janë paraqitur dëshmi të qarta dhe bindëse për shkeljet e pretenduara, andaj edhe PZAP me të drejtë ka refuzuar ankesën si të pabazuar. Nisur nga gjendja faktike e vërtetuar, kjo Gjykatë konstatoi se në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës, prandaj, pretendimet ankimore janë refuzuar si të pabazuara. Kjo për faktin se si të tilla nuk dëshmuan se përmbushin shkaqet për të cilat mund të paraqitet ankesa që të prezantohen fakte të reja nga pala e interesuar dhe, nuk u gjetën shkelje procedurale e as ndonjë gabim faktik i cili ndikon në të drejtat e palës apo ligjshmërinë e procedurës”, thuhet në vendimin e Supremes./ Periskopi/

Të ngjashme
Politico “zbulon” planet e BE për t’i ndihmuar ekonomikisht vendet kandidate, por rruga drejt anëtarësimit vetëm në bazë të meritave

Politico “zbulon” planet e BE për t’i ndihmuar ekonomikisht vendet kandidate, por rruga drejt anëtarësimit vetëm në bazë të meritave

Numri i viktimave në Venezuelë rritet në të paktën 589, thotë presidentja në detyrë

Numri i viktimave në Venezuelë rritet në të paktën 589, thotë presidentja në detyrë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet

Kosova, ndër vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik në rajon

Kosova, ndër vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik në rajon

Pas largimit të Barbanos, Emily Rakhorst emërohet ushtruese e detyrës së shefes së EULEX-it

Pas largimit të Barbanos, Emily Rakhorst emërohet ushtruese e detyrës së shefes së EULEX-it

Ministria e Çekut financoi federatat me 1.7 mln euro, pa asnjë thirrje publike

Ministria e Çekut financoi federatat me 1.7 mln euro, pa asnjë thirrje publike

Dorëzohet padi ndaj Dritan Goxhajt: Kërkohet verifikimi i rolit të tij në UÇK

Dorëzohet padi ndaj Dritan Goxhajt: Kërkohet verifikimi i rolit të tij në UÇK

Parashikimi i motit: Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë

Parashikimi i motit: Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë

Vaksinimi i qenve endacakë, asfaltimi i rrugëve dhe furnizimet në Obiliq – zbulohen shkeljet në tenderë

Vaksinimi i qenve endacakë, asfaltimi i rrugëve dhe furnizimet në Obiliq – zbulohen shkeljet në tenderë

The Guardian: Rusia po përgatit një “provokim” në Baltik ose Poloni

The Guardian: Rusia po përgatit një “provokim” në Baltik ose Poloni

Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve

Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve

Projekti i gazit amerikan, kushti i AAK’së për VV’në për mbështetje të formimit të institucioneve

Projekti i gazit amerikan, kushti i AAK’së për VV’në për mbështetje të formimit të institucioneve

0:000:00