Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka vlerësuar Kosovën si një partner të rëndësishëm, duke i dhënë theks të veçantë përmirësimit të situatës së sigurisë.

I pyetur nëse Kosova mund të shihet si pjesë e NATO-s, çfarë duhet të bëjë Kosova që kjo të ndodhë dhe nëse FSK-ja do të mbështetet nga NATO, ai në konferencë tha se Kosova është një partner i rëndësishëm dhe se aktualisht më e rëndësishmja është që situata e sigurisë është përmirësuar.

“Natyrisht, Kosova është një partner i rëndësishëm, por ju e dini gjithashtu se ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, prandaj ekziston ky ndërlikim. Megjithatë, mendoj se për momentin gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë gjithçka për të siguruar që KFOR-i të jetë sa më i fortë”, ka deklaruar ai.

Rutte tha se sipas vlerësimit të NATO-s, situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë viteve të fundit.

“Për këtë arsye është marrë vendimi që KFOR-i të kthehet në nivelet që kishte para vitit 2023 sa i përket numrit të trupave. Aktualisht ka rreth 4,700 trupa dhe, në varësi të rrethanave, KFOR-i do të mbetet ende me një prani të konsiderueshme prej 3,000 deri në 3,500 trupash, duke vepruar natyrisht në bazë të mandatit dhe kornizës aktuale ligjore”, ka thënë Rutte.

Të ngjashme
Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet tek Fenerbahçe – e konfirmon klubi turk

Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015: Çfarë ndryshon këtë herë?

Momente paniku në Vlorë: Parashutisti bie në det, shpëtohet nga dy pushues

Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër

Një i burgosur vdes në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet për vetëvarje

RENEA gjen trupin e Eglant Koçit në fshatin Cerujë, dyshohet se u vra nga shoku i tij

Biznesmeni Rrustem Rukolli në shoqëri me djalin e komandantit legjendar në Prekaz

Këta janë deputetët që sigurojnë për herë të parë ulëse në parlament

Dramë në Moskë, Ukraina sulmon në zemër të Rusisë rafinerinë kyçe të naftës

“Nuk mund të jesh edhe rugovist edhe argat”- Abdixhikut e Osmanit i vjen një tjetër ‘goditje’ brenda LDK’së

Sonte luhet xhiroja e dytë e Botërorit, Zvicrra – Bosnia Hercegovina

0:000:00