Kërkohet ndalimi i penalltive të Kane

Kërkohet ndalimi i penalltive të Kane

Taktika e Harry Kane gjatë ekzekutimit të penalltive ka ndezur debat pas fitores 4-2 të Anglisë ndaj Kroacisë në Botërorin 2026, me disa figura të futbollit që kërkojnë nga FIFA ta ndalojë këtë mënyrë gjuajtjeje.

Kapiteni anglez realizoi dy gola në suksesin e skuadrës së Thomas Tuchel, por momenti më i diskutuar erdhi në minutën e 12-të. Kane fillimisht e humbi penalltinë pasi goditja e tij u prit nga Dominik Livakoviq, por VAR-i konstatoi se portieri kroat kishte dalë nga vija para ekzekutimit dhe arbitri urdhëroi përsëritjen e penalltisë.

Në tentativën e dytë, sulmuesi i Bayern Munichut nuk gaboi dhe kaloi Anglinë në epërsi.

Pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Ganës dhe Milanit, Kevin-Prince Boateng, kritikoi stilin e Kane, i cili përdor ndalesa të vogla gjatë vrapimit para goditjes.


“Kjo duhet të ndalohet”, deklaroi Boateng për CBS, duke iu referuar teknikës së penalltive që përdor kapiteni anglez.

Sipas rregullave të FIFA-s, portieri duhet të ketë të paktën një këmbë mbi ose në vijën e portës në momentin kur topi goditet.

Vetë Kane pranoi se e kishte studiuar më herët mënyrën se si reagon Livakoviqi në penallti.

“Kur pashë videot, vura re se ai lëviz shpesh herët. E dija se nëse përdorja atë ndalesën e vogël gjatë vrapimit, kishte mundësi të dilte nga vija. Isha rreth 80 për qind i sigurt që kishte lëvizur para kohe”, tha Kane për BBC Sport.

Sulmuesi anglez shtoi se pas përsëritjes ndryshoi pak teknikën e goditjes dhe se analiza e bërë para ndeshjes i dha rezultat.

Përveç dy golave të Kane, Anglia fitoi falë realizimeve të Jude Bellingham dhe Marcus Rashford, duke nisur në mënyrë perfekte aventurën në Grupin L.

Pas ndeshjes, Kane lavdëroi edhe ndikimin e Thomas Tuchel në pushimin mes dy pjesëve.

“Trajneri na tha se nëse humbnim, të paktën ta bënim në mënyrën tonë. Në pjesën e dytë dolëm me intensitet shumë më të lartë dhe Kroacia nuk mundi të na përballonte. Kjo është forca jonë më e madhe”, deklaroi kapiteni anglez.

Anglia do të luajë ndeshjen e radhës më 23 qershor kundër Ganës, ndërsa synon të vazhdojë marshimin drejt fazës eliminatore të Botërorit./ Periskopi/

Të ngjashme
Sonte luhet xhiroja e dytë e Botërorit, Zvicrra – Bosnia Hercegovina

Sonte luhet xhiroja e dytë e Botërorit, Zvicrra – Bosnia Hercegovina

Tuchel i frustruar nga fotografët që i bllokuan pamjen gjatë himnit: Ma prishi përjetimin

Tuchel i frustruar nga fotografët që i bllokuan pamjen gjatë himnit: Ma prishi përjetimin

Debati në ekipin e Zvicrës: Freuler mbështet Xhakën pas pretendimeve 'toksike' që u shfaqën në kampin e Kupës së Botës

Debati në ekipin e Zvicrës: Freuler mbështet Xhakën pas pretendimeve 'toksike' që u shfaqën në kampin e Kupës së Botës

Victor Munoz drejt Liverpoolit për 40 milionë euro

Victor Munoz drejt Liverpoolit për 40 milionë euro

Shamanët afrikanë në Kupën e Botës: Si tifozët e Ganës 'bënë magji' për golin e fitores në minutën e fundit

Shamanët afrikanë në Kupën e Botës: Si tifozët e Ganës 'bënë magji' për golin e fitores në minutën e fundit

“Ky është futbolli” – Reagimi i parë i Ronaldos pas ndeshjes zhgënjyese të Portugalisë ndaj Congos

“Ky është futbolli” – Reagimi i parë i Ronaldos pas ndeshjes zhgënjyese të Portugalisë ndaj Congos

Anglia tregon se është kandidate serioze për ta fituar Botërorin, e mposht Kroacinë

Anglia tregon se është kandidate serioze për ta fituar Botërorin, e mposht Kroacinë

Anglia blindon fitoren, Rashford realizon ndaj Kroacisë

Anglia blindon fitoren, Rashford realizon ndaj Kroacisë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë