Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak

Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

“Kemi pranuar vendimin e Gjykatës Themelore, përkatësisht të gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i përket masës së caktimit të paraburgimit. E njëjta masë është refuzuar për të mbrojturin tim, Bekim Metën, dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tani e tutje i mbrojturi im do t’i respektojë të gjitha detyrimet ligjore në raport me këtë masë”, tha Tasholli.

Vendimi i gjykatës u prit me interesim të madh nga qytetarët dhe veteranët e mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, ku për më shumë se gjashtë orë protestuesit qëndruan në pritje, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metën, i cili, siç thanë kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta. /kp/

Të ngjashme
Tronditet bota e veturave: Volkswagen pritet t'i mbyllë 100 mijë vende të punë dhe katër fabrika

“Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

John Bolton e pranon fajësinë se mbajti në mënyrë të paligjshme dokumente "tepër sekrete", ish-këshilltari i Trump përballet me burg

Digjet një objekt në Vragoli, Policia jep detaje

Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Jo për me u nda, por me u bashku rreth një lidershipi të ri

Rutte: NATO 3.0 kërkon rritje të investimeve dhe një Evropë më të fortë brenda aleancës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

Europol alarmon: Në Evropë veprojnë 731 rrjete të krimit të organizuar

Nesër varrosen në Kamenicë dy motrat që humbën jetën në një aksident në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses stërvitjen “Qielli i Shqiponjave 2026”

0:000:00