Departamenti Special cakton 1 muaj paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për disa vepra penale

Departamenti Special cakton 1 muaj paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për disa vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve S.D., B.K. dhe A.A.


“Për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale Mashtrimi dhe Detyrimi, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shpërlarja e parave, i pandehuri B.K., për shkak te veprës penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, të pandehurit S.D. dhe B.K. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit, i pandehuri S,D., për shkak te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri A.A., për shkak të veprës penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve S.D., B.K. dhe A.A., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale. Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, po ashtu të ndikojnë edhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale”, theksohet në njoftim.


Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme
Humbi në malet e Përmetit, gjendet turisti amerikan pas 10 orë kërkimesh

Humbi në malet e Përmetit, gjendet turisti amerikan pas 10 orë kërkimesh

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të AAK-së

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të AAK-së

Drejtuesit e energjisë kanë paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për pakësimin e rezervave të naftës

Drejtuesit e energjisë kanë paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për pakësimin e rezervave të naftës

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

Numërohen mbi 92% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Numërohen mbi 92% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas një incidenti me materiale të rrezikshme

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas një incidenti me materiale të rrezikshme

Studentët shqiptarë takojnë eurodeputetë, diskutojnë për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut

Studentët shqiptarë takojnë eurodeputetë, diskutojnë për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut

Benitez i befasuar me ofertën e Real Madridit për Julián Álvarez

Benitez i befasuar me ofertën e Real Madridit për Julián Álvarez

Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje

Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje

Misetic reagon pasi Specialja bojkotoi raportimin e ekspertëve britanikë në Hagë, kritikon edhe Human Rights Watch dhe Amnesty International

Misetic reagon pasi Specialja bojkotoi raportimin e ekspertëve britanikë në Hagë, kritikon edhe Human Rights Watch dhe Amnesty International

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria jep detaje

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria jep detaje

0:000:00