Assesi të pajtohet Abdixhiku, i quan sabotues dhe u kërkon dorëheqjen Imri Ahmetit e Gaz Muhaxherit

Assesi të pajtohet Abdixhiku, i quan sabotues dhe u kërkon dorëheqjen Imri Ahmetit e Gaz Muhaxherit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi dy degë të partisë ia kërkuan dorëheqjen, dega në Pejë në krye me Gazmend Muhaxherin dhe ajo në Lipjan e udhëhequr nga Imri Ahmeti. Fillimisht, Abdixhiku, thotë se do kishte qenë më korrekte që dorëheqjen t’ia kërkonin ballë për ballë, për shkak të “bashkëpunimit të gjatë”, më pas konfirmon se nuk do dorëhiqet sepse thotë se çështja është trajtuar në Kuvendin e 31 janarit.

Dy kryetarët, Abdixhiku i quan sabotues, duke ua kërkuar dorëheqjet atyre.

“E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash”, shkruan Abdixhiku.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:


Si nuk u ngopën kurrë?!

I falënderoj për sugjerimet e kërkesat e koordinuara te dy Kryetarëve të Degëve, të Pejës e Lipjanit, të dhëna nëpërmjet mediave për dorëheqjen time. Do të kishte qenë më korrekte që këtë ta bënin ballë për ballë. Fundja kemi bashkëpunuar gjatë.

Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së.

Unë çështjen e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit. Edhe përballë këtyre dy kryetarëve. Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë.

E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash. Që nga atëherë, me te gjitha pengesat e dyshimet, në një kohë aq të shkurtë, ne megjithatë u rritëm. Sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do te lejojme që vullneti i shumicës derrmuese të LDK-se të tjetërësohet ne projekte që synojnë ndarjen dhe me pas shuarjen e LDK-së.

Fundja, LDK nuk është konfederatë e interesave lokale. As platforme e karrierave individuale. LDK mbetet parti nacionale. E vetes. E askujt tjetër; sidmos e asnje partie tjetër.

Ftoj anëtarësinë shumicë që, në këto kohë të trazuara, të ruajë qetësinë. Do ta kapërcejmë secilën sfidë siç dimë ne.

Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?!

Të ngjashme
Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së - udhëtarët presin me orë në aeroporte

Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së - udhëtarët presin me orë në aeroporte

Portugalia fiton e Ronaldo shkëlqen me dy gola

Portugalia fiton e Ronaldo shkëlqen me dy gola

Portugalia ia bën "manita" Uzbekistanit, shënon Leao

Portugalia ia bën "manita" Uzbekistanit, shënon Leao

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

Dëmtohet fasada e objektit banesor në Fushë Kosovë, rrethohet zona me shirita

Dëmtohet fasada e objektit banesor në Fushë Kosovë, rrethohet zona me shirita

Dhjetëra anije kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dhjetëra anije kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran

Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti i dalin kundër Lumir Abdixhikut: Degët në Pejë e Lipjan kërkojnë dorëheqjen e tij

Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti i dalin kundër Lumir Abdixhikut: Degët në Pejë e Lipjan kërkojnë dorëheqjen e tij

Cristiano Ronaldo i pandalshëm sonte, e gjen edhe golin e dytë

Cristiano Ronaldo i pandalshëm sonte, e gjen edhe golin e dytë

Turqi: Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake, dy të vdekur

Turqi: Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake, dy të vdekur

Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare

Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare

0:000:00