Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të komunës së Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.












