Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA

Presidentit të Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, nuk i është dhënë vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se ai posedon akreditim zyrtar për Kampionatin Botëror.

Rajoub ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Botërorit në Meksikë të enjten mbrëma.

Ai kishte planifikuar gjithashtu të ndiqte ndeshje të turneut në Shtetet e Bashkuara, por për momentin mbetet në Mexico City, pasi ai dhe disa persona të tjerë të akredituar ende nuk kanë marrë vizat përkatëse.

“Nuk mendoj se është e drejtë t’u mohohet njerëzve të futbollit nga e gjithë bota e drejta për të shkuar në Kupën e Botës”, deklaroi Jibril Rajoub, i cili është gjithashtu një figurë e lartë e lëvizjes politike palestineze Fatah.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me rastin e vizës së Rajoubit, por ka bërë të ditur se një vit më parë vendosi kufizime të reja hyrjeje për personat që posedojnë pasaporta palestineze, përfshirë edhe individët e punësuar nga autoritetet palestineze.

Të ngjashme
Ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës në 1970, vdes në moshën 86-vjeçare Brito

“Kam besim te Ancelotti, por favoritë mbeten Franca dhe Spanja”

Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Shënohet goli i parë në Kupën e Botës, mjaftojnë 9 minuta

Kupa e Botës hapet me ceremoni fantastike

Dalin formacionet e ndeshjes hapëse të Botërorit

80 mijë tifozë priten sonte në ndeshjen hapëse të Botërorit mes Meksikës e Afrikës së Jugut