“Qeveria po ua merr kompetencat komunave”, Ibrahimi: Rekrutimi në komuna po kalon nën kontrollin e nivelit qendror

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur rreth një rregulloreje të cilën po e kundërshton asociacioni, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për centralizimin e shumë kompetencave nga niveli qendror në raport me komunat.

“Tani rekrutimi i zyrtarëve publikë në nivelin lokal do të bëhet nga niveli qendror përmes sistemeve dixhitale. Në fillim të këtij viti edhe inspektorët e tregut u morën nga niveli qendror dhe kjo po shihet si një tendencë e centralizimit të shumë kompetencave dhe përgjegjësive të cilat janë të nivelit lokal”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe për cilët zyrtarë bëhet fjalë.

“Tash ka kryetarë komunash që do të shpallin pozita për shefa të sektorëve, ndërsa rekrutimi do të shkojë nga niveli qendror, përkatësisht nga divizioni i cili merret me këto procese. Në të kaluarën ka qenë që një pjesë e rekrutimit është kryer në nivelin qendror dhe pjesa tjetër në nivelin lokal, por tash me këtë rregullore të re pothuajse të gjitha kompetencat kalojnë në nivelin qendror”, ka thënë ai.

Ibrahimi, duke iu referuar Kushtetutës, ka thënë se njihen dy nivele të qeverisjes në vend dhe se sipas tij niveli qendror është mirë të përqendrohet në kompetencat që i ka në nivelin qendror dhe t’i lërë kompetencat që i takojnë nivelit lokal në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?