VV i bien propozimet për ndryshimin e rendit të ditës, Opozita: S`ka asnjë urgjencë

VV i bien propozimet për ndryshimin e rendit të ditës, Opozita: S`ka asnjë urgjencë

Kuvendi i Kosovës gjatë seanës plenare që është duke u mbajtur sot (premte) është përballur me mos pajtime ndërmjet grupeve parlamentare lidhur me procedimin  e projektligjeve të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Periskopi. Opozita kërkesën VV’së  e ka konsideruar si jo urgjente dhe të papërgaditura mjaftueshme për votim. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që në seancë […]

Opozita kërkesën VV’së  e ka konsideruar si jo urgjente dhe të papërgaditura mjaftueshme për votim.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që në seancë të futen tetë projektligje, ku në mesin e tyre është ai për çmimet tavan, për lojërat mesdhetare, për banimin social, për sigurimet shëndetësore, e të tjerë. Por, asnjëra nga këto propozimet nuk i kanë marrë votat e opozitës.

Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga LVV.

Sipas Tahirit, këto ligje nuk janë urgjente dhe nuk duhet të trajtohen jashtë procedurave të rregullta, duke i cilësuar si një tentativë për të ndërtuar agjendën e fushatës zgjedhore.

“PDK konsideron se këto propozime të projektligjeve nuk janë urgjente dhe si të tilla nuk e mbështetë asnjë që të mundësohet të trajtohet jashtë procedurave të rregullta. Kjo është një tendencë e qeverisë që me ndërtu agjendë të fushatës zgjedhore…”, tha Tahiri.

Ndërsa, Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se partia e saj nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga LVV.

Lushaku tha se projektligjet duhet kohë për t’u analizuar dhe sipas saj këto projektligje erdhën tek deputetët në më pak se një javë.

“Ne sot po tentojmë të miratojmë rendin e ditës të propozuar në kryesi i cili fatkeqësisht për shkak të mungesës së konsensusit nga grupi më i madh parlamentar nuk arriti të miratohet, ne kemi një draft aty dhe sot po kërkohet që kjo të plotësohet me një numër shtesë të projektligjeve, projektligje të cilat kanë kaluar këtë javë në komisione dhe po vijnë për t’u miratuar në mënyrë të përshpejtuar në seancën e Kuvendit. Në fakt të gjitha temat projektligje trajtojnë janë të rëndësishme për qytetarët, por jo për periudhën për të cilën duhet të shqyrtohen. Projektligjet kërkohet që të analizohet dhe këto kanë ardhë më pak se një javë tek deputetët. Kjo urgjencë është e paarsyeshme dhe nuk do të përkrahet nga ne, për aq kohë sa ne nuk kemi kohë të mjaftueshme për analizimin e këtyre ligjeve”, ”, tha ndër të tjera Lushaku.

Nga ana tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së , Besnik Tahiri, ka thënë se po ashtu nuk mbështet ndryshimin e rendit të ditës

“Nuk ka logjikë të prishet rendi i ditës çdo seancë. Jo që nuk e mbështesim por kjo kërkoj të mos kthehet në praktikë parlamentare”./Periskopi/

Të ngjashme
Konflikt mes tre personave në Tiranë, njëri theret me thikë

Konflikt mes tre personave në Tiranë, njëri theret me thikë

Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë

Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë

1 orë lojë, ende pa gola në ndeshjen Spanjë-Portugali

1 orë lojë, ende pa gola në ndeshjen Spanjë-Portugali

Ish-ambasadori amerikan në OSBE: NATO-ja po e ripërtërin veten

Ish-ambasadori amerikan në OSBE: NATO-ja po e ripërtërin veten

Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK

Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 500 viktima, OBSH: Situatë shqetësuese në rajon

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 500 viktima, OBSH: Situatë shqetësuese në rajon

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Bill Clinton uron George W. Bushin për 80-vjetorin: Miqësia jonë është një nga dhuratat më të mëdha të jetës sime

Bill Clinton uron George W. Bushin për 80-vjetorin: Miqësia jonë është një nga dhuratat më të mëdha të jetës sime

Alarm për klimën në Francë, 99 shkencëtarë bëjnë thirrje për masa urgjente

Alarm për klimën në Francë, 99 shkencëtarë bëjnë thirrje për masa urgjente

Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare

Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare

Qumështorja Vita: AUVK na i përcolli rezultatet e analizave, produktet tona s’përmbajnë as qumësht pluhur e as vaj palme

Qumështorja Vita: AUVK na i përcolli rezultatet e analizave, produktet tona s’përmbajnë as qumësht pluhur e as vaj palme

Masa të shtuara të sigurisë në prag të samitit të NATO-s në Ankara

Masa të shtuara të sigurisë në prag të samitit të NATO-s në Ankara

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze