Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm për Thaçin: Është i një subjekti tjetër, besojmë në pafajësinë e UÇK’së

Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm për Thaçin: Është i një subjekti tjetër, besojmë në pafajësinë e UÇK’së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Geci, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit të Kosovës kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Geci i cili mezi arrite të lexonte fjalimin e tij në Kuvend, kishte thënë se Thaçin do ta ndjekte fati i Naim Murselit, i cili u dënua […]

Geci i cili mezi arrite të lexonte fjalimin e tij në Kuvend, kishte thënë se Thaçin do ta ndjekte fati i Naim Murselit, i cili u dënua dje (e martë) me burgim të përjetshëm.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, kishte deklaruar Geci mes të tjerash.

Për këtë deklaratë skandaloze të deputetit, Faton Gecit, sot (mërkure) është pyetur shefi i ekzekutivit dhe njëherësh kryetari i VV’së, Alblin Kurti, raporton Periskopi.

Kurti para mediave ka thënë se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV’së. Ju e dini qëndrimin tonë ndaj Gjykatës Speciale e cila është një Gjykatë jo normale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimitare të popullit të Kosovës bartëse e të cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), dhe në pafajësinë e katër krerëve të cilat po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.

Kurti tutje ka thënë se “Ndërkaq, në anën tjetër kryetarja e Kuvendit e cila njëkohësisht është edhe ushtruese e presidentes, Albulena Haxhiu ia tërhoqi vrejtjën, ia ndërprehu fjalën deputetit  edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri. Unë jam vetë kryetar i VV-së, dhe vetëm kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i naj komisioni disiplinor, aq më pak për dikënd që i përket tjetër kujt”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?