Hamza: Vendi në krizë politike, zgjedhjet mundësi për ndryshim për t’i thënë mjaft bllokadës

Hamza: Vendi në krizë politike, zgjedhjet mundësi për ndryshim për t’i thënë mjaft bllokadës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, ka reaguar përmes një video-adresimi drejtuar qytetarëve, duke theksuar se vendi po përballet me pasojat e mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare. “Në kohë sfidash, është e natyrshme të ndiejmë pasiguri. Por, po aq e rëndësishme […]

“Në kohë sfidash, është e natyrshme të ndiejmë pasiguri. Por, po aq e rëndësishme është edhe ta ruajmë qetësinë, besimin dhe përkushtimin ndaj shtetit tonë,” u shpreh Hamza.

Ai falënderoi qytetarët për reagimin ndaj zhvillimeve të fundit, duke theksuar: “Mbrëmë u përballëm me një zhvillim që ngriti shqetësime, por përgjigjja jonë ishte e qartë, e vendosur dhe pa kompromis.”

Hamza rikujtoi se ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e cilësuar këtë periudhë si të mbushur me paqartësi dhe vonesa.

“Gjatë kësaj kohe, ju keni votuar dy herë dhe tash po ju kërkohet të votoni për herën e tretë. Jo si rezultat i vullnetit tuaj, por për shkak të vendimeve të gabuara politike të kësaj qeverie,” deklaroi ai.

Kreu i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë drejtimi dhe rezultate konkrete.

“Në vend të qeverisjes, patëm stagnim. Në vend të përmirësimit të mirëqenies, patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës. Në vend të zhvillimit, patëm bllokadë,” tha Hamza.

Ai shtoi se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët: “Jostabiliteti politik ka kosto reale dhe ajo kosto bie mbi ju, mbi qytetarët tanë.”

Në fund, Hamza theksoi se zgjedhjet përfaqësojnë një mundësi për ndryshim dhe për rikthimin e besimit në institucione.

“Kjo është një mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës, përçarjes dhe papërgjegjësisë… Ju kërkoj që të besoni në Kosovën tonë, sepse ditët më të mira janë përpara nesh,” përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?